Sergio Aguerro, futbollisti i Manchester City-t, është fotografuar dore për dorë me një vajzë të panjohur ndërkohë që po merrte pjesë në koncertin e organizuar nga ‘ylli’ botëror i muzikës Drake.

30-vjeçari është duke shijuar ditët e fundit të verës para se të kthehet për trajtimin parasezonal te ekipi i tij në Manchester.

Dhe në Amerikë, aty ku u zhvillua koncerti, së bashku me vajzën misterioze, ai hyri nga dera “VIP” dhe jo nga ajo e zakonshmja. Të du ishin të veshur me të zeza dhe nuk ishin aspak të turpshëm para paparacit i cili po i fotografonte.

Me po të njëjtën vajzë Aguerro u fotografua edhe para pak ditësh teksa po shkonin në një klub nate në qytetin e Los Angelos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb