BULQIZE- Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku ndodhi aksidenti me 4 të plagosur në rrugën dytësore Krastë-Bulqizë, ku një mjeti doli nga rruga dhe për pasojë u plagosur 4 punonjës të seleksionimit të kromit.

Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ fotot ku shihet se si mjeti ka përfunduar jashtë rruge e përmbysur, ndërsa duket i shkatërruar thuajse totalisht. Siç raportoi edhe policia, mjeti përfundoi në një humnerë në 20 metra lartësi.

Burime zyrtare thanë se janë dëmtuar shtetasi me inicialet A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës dhe shtetasja me inicialet D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë për Tiranë.

Ndërkohë shtetasja me inicialet Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pak pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit tip ‘Mercedez Benz’, shtetasi me inicialet Y.H është larguar nga vendi i ngjarjes.
1

3

4

2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: