Ariedo Braida, drejtori sportiv i Barcelonës, ka hedhur dritë mbi merkaton e Barcelonës në këtë ditë të fundit. Italiani ka zbuluar se Paul Pogba nuk do të vijë në “Camp Nou”, ndërsa ka sqaruar gjithashtu se Rafinha do të qëndrojë.

“Nuk mendoj se do të blejmë Pogba, megjithëse ai është një lojtar i madh,” shprehet Braida për Radio Sportiva.

“Rafinha? Mendoj se ka shumë mundësi të qëndrojë te Barcelona dhe ka shumë kualitet, ai është i përshtatshëm për stilin tonë. Ai ka impresionuar sezonin e kaluar tek Inter, sidomos pas dëmtimit serioz që kaloi, dhe ka shumë aftësi për të luajtur mirë te ne.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb