Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë në drejtim të yllit brazilian, William.

Skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend t’i ndahet interesimit për yllin e Chelseat, William, pasi kanë bërë edhe një ofertë për shërbimet e tij.
Barcelona ka bërë ofertën e parë para disa javësh në drejtim të Chelseat, e cila peshonte 56 milionë euro për Willian, por që është refuzuar.

Gjigantët spanjoll nuk qëndruar duarkryq dhe vazhduan të bëjnë presion për yllin brazilian duke tentuar transferimin e tij edhe me një ofertë.

Në ofertën e dytë, Blaugranët ofruan për Willian një ofertë me vlerë prej 53 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh, por që as kjo nuk u pranua nga Blutë.

Sipas  Sky Sport News, skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend të ndalet dhe i ka bërë Chelseat edhe ofertën e tretë.
Ky medium raporton se Barcelona ofertën e tyre të tretë e ka rritur për disa miliona, duke ofruar 55 milionë paund apo 61.6 milionë euro.

Pas kësaj oferte topi është tek skuadra nga Stamford Bridge nëse do të pranojë ose jo ofertën pasi Barcelona nuk pritet të bëjë më oferta për brazilianin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb