Shqipëria po bën jehonë në mediat ndërkombëtare jo vetëm si një destinacion për të kaluar pushimet por edhe si ofrues shërbimesh. KEIT Day Hospital po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave italiane si një kompani lider në tregun ndërkombëtar për shërbimet e kirurgjisë estetike.

Të dielën mbrëma në emisionin Dritto e Rovescio të Paolo del Debbio në Rete 4 dhe mbrëmjen e së hënës në emisionin 100 minuti në La 7, KEIT është prezantuar si ndër kompanitë shembull që ofron për italianët standardin më të lartë të ndërhyrjeve estetike si rimodelimi i hundës, veshëve, pjesëve të trupit apo mbjella e flokëve me çmime konkurruese.

I pyetur nga Rete 4 se si ndodh që çmimet në KEIT janë sa gjysma e atyre në Itali, themeluesi dhe drejtuesi i KEIT, Dr. Skerdilajd Faria tha:

Sinkron Dr. Skerdi:

Arsyeja kryesore janë taksat të cilat janë më të ulëta krahasuar me Italinë që mundësojnë në përballimin e kostove me një çmim më të ulët por pa kompromentuar cilësinë.

Ndërsa në emisionin 100 minuti në La 7, dr. Skerdilajd Faria tregoi se si funksionon KEIT, planet për të ardhmen jo vetëm në zgjerimin e hapësirave por edhe të shërbimeve. KEIT disponon një ekip prej 30 kirurgësh ku 27 prej tyre janë italianë ndërkohë që numri i punonjësve i kalon 170 vetët.

Sinkron Dr. Skerdi:

Kirurgët italianë vijnë në KEIT sepse i përzgjedhim, iu krijojmë kushte dhe gjenden mirë – tregoi dr. Skerdi për La 7.

Giulia, një vajze italiane e cila ka zgjedhur KEIT për të kryer zmadhimin e gjoksit  shprehet se në Itali ndërhyrja e saj do të kushtonte mbi 10 mijë euro, ndërkohë që në KEIT e realizoi me më pak se gjysmën e çmimit po nga kirurgë italianë ku për të janë kujdesur për çdo gjë, nga fluturimet, akomodimi, ekzaminimet, ndërhyrja e deri në kthim.

KEIT Day Hospital, është i pari spital ditor mbi kirurgjinë estetike në vend dhe lider në Europë në këtë industri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: