Aurelio De Lauretiis, presidenti i Napolit, i ka çuditur të gjithë sot në një intervistë për mediat italiane. Numri 1 i klubit jugor ka deklaruar se Roma, rivali në kampionat, ka të njëjtin pronar me Liverpool.

Për të treguar këtë ai merr rastin e portierit Alisson, i cili u shit nga Roma për 75 mln euro te Liverpool. De Laurentiis pohon se ai kishte bërë një ofertë për brazilianin, por klubi i Romës as që e dëgjoi atë.

Më tej ai shton se si rrjedhojë 2 klubet duhet të përjashtohen nga “Champions League”, pasi ky është edhe rregulli i UEFA-s.

“Roma? Ata kanë ndryshuar shumë dhe unë nuk e di nëse kjo ka ndodhur për mirë. Unë nuk do e kisha shitur Alisonin edhe për 100 milionë euro. Unë ofrova 60 milionë euro për të, por Roma nuk donte ta shiste tek unë. Unë kam dyshimet se Roma dhe Liverpuli kanë të njëjtin pronar. Ma ka thënë edhe një zog i vogël vite më parë dhe nëse kjo është e vërtetë nuk duhet të lejohen të luajnë në Uefa Champions League.”- ka thënë De Laurentis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb