Autoritetet në Turqi kanë kanë bërë të mundur ndalimin e 4 036 emigrantëve gjatë kësaj jave, të cilët përpiqeshin të kalonin për në Bashkimin Evropian pa dokumente të rregullta.

Nga këta, 249 janë ndaluar në det. “Policia turke arrestoi edhe 105 persona, të dyshuar për trafik të qënieve njerëzore”, sipas Ministrisë së Brendshme turke, shkruan atsh.

Pas marrëveshjes së marsit 2016 në Bruksel, numri i emigrantëve dhe refugjatëve, të cilët ikin nga Turqia drejt Greqisë për të vazhduar më tej drejt vendeve të BE-së, është e zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: