Anya Taylor Joy, megjithëse nuk mori pjesë në Met Gala, bëri një paraqitje mbresëlënëse futuriste në promovimin e filmit të saj të ardhshëm, Furiosa: A Mad Max Saga.

Aktorja 28-vjeçare kishte veshur një fustan mini të stilit të blinduar Balmain, i bërë tërësisht prej metali, ndërsa pozoi në një çati të qytetit të Meksikës gjatë një seti fotografik për filmin.

Taylor Joy ndau një pamje nga prapaskenat e përgatitjes në Instagramin e saj, duke shkruar: ” Hera ime e parë që vizitoj Meksikën … faleminderit për dashurinë!”

Në videon, e cila kishte si sfond muzikën “Como la Flor” të Selenës, aktorja qëndronte me një mini fustan të zi, ndërsa anëtarët e ekipit të saj i vendosnin pjesët metalike në trupin e saj dhe i ngjitnin anash. Fustani shfaqte trëndafila metalikë 3D mbi supet e saj dhe një pjesë të gjoksit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Furiosa: A Mad Max Saga”, me yllin Chris Hemsworth, do të publikohet më 24 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb