SHKODER – Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është Pal Pepaj, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 datë 30.05.2017 e ka denuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: