FIER- Një grua ka mbetur e plagosur dje në Fier, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 pasditen e djeshme në lagjen “8 Shkurti”, ndërsa autori i aksidentit, i identifikuar si Ervin Sherifaj, 32 vjeç, banues në Fier është arrestuar sot nga policia.

Sherifaj duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur shtetasen K.SH., 42 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën. 32-vjeçari pasi ka përplasur këmbësoren është larguar nga vendi i aksidentit por është ndaluar sot nga policia.

Ndërkaq shtetasja K.SH. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: