Videot që tregojnë fëmijët duke u abuzuar seksualisht vazhdojnë të mbeten në Facebook pavarësisht kërkesave të shumta për t’i hequr ato.

Redaktorët e Facebook gjithashtu nuk heqin postimet që shkelin gjuhën e urrejtjes dhe injorojnë në mënyrë të vazhdueshme postimet e fëmijëve që mund të jenë nën moshë.

Këto pretendime janë zbuluar në një dokumentar të Channel 4 Dispatches.

Facebook tha se gabimet janë rregulluar dhe se stafi është ri-trajnuar.

“Ne nuk kemi parë pamjet, por kemi parë transkriptet. Dhe ka shumë gjëra që janë kundër politikave tona dhe ne po hetojmë,”-tha një zëdhënëse për BBC. “Ne kemi ri-trajnuar punonjësit e kompanisë.”

Në filmin, që do të transmetohet të martën, një gazetar i fshehtë shkon për të punuar si redaktor i përmbajtjes në qendrën më të madhe të Facebook, në Dublin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: