Muzika Popullore!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Muzika Popullore!  (Lexuar 8736 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 26/06/07, 08:08 »
0

Muzika Popullore
Njė studim sistematik i muzikės tradicionale shqiptare u bė i mundur vetėm nė fillimet e viteve '30 falė muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi kėngė dhe melodi popullore shqiptare. Pėr shkak tė formimit tė veēantė malor tė vendit dhe pėr shkak tė vėshtirėsive tė lidhjeve e cila kushtėzohej nga mungesa e rrugėve tė komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur tė paprekura karakteristikat dhe format e saj deri nė vund tė viteve 1800. Mungesa e ndikimeve ėshtė mė e qartė nėse shihet nė lidhje me arbėreshėt e Italisė.
Bashkėsitė e formuara nga pasardhėsit e shqiptarėve tė cilėt u larguan nga Shqipėria nė mesin e dytė tė viteve 1.400 pėr tė mos rėnėn nėn zgjedhėn turke dhe qė kanė ruajtur gjuhėn e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nėpėrmjet pėrmbledhjeve tė regjistrimeve fonografike tė shtrira nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, tė cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe tė etnomuzikologjisė rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipėria dallohet nga ana muzikore pėr njė traditė tė pasur nė polifoninė vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht kėndohet nga dy, tre apo katėr zėra, tė ndjekura nga njė kor burrash apo nga njė kor grash, pa shoqėrim istrumental. Por kemi edhe melodi tė kėnduara nga zėra tė ndėrthurrur, tė cilat edhe pse kanė ekzistuar edhe me parė kanė marrė mė tepėr zhvillim pas ēlirimit tė Shqipėrisė. Polifonia vokale shtrihet nė pjesėn mesdhetare tė Shqipėrisė nga lumi Shkumbin deri nė Ēamėri.
Kjo zonė ndahet mė pas nė dy sisteme polifonikė. Sistemi Lab qė pėrfshin rrethin e Tepelenės, Vlorės, Gjirokastrės dhe njė pjesė tė Sarandės, dhe sitemi Toskė qė nis nga lumi Vjosė dhe deri nė lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugės, Ohrit, dhe deri nė Prespė nė Maqedoni. Nėse sitemi Lab dallohet pėr ndryshimin e thellė mes zėrave, sitemi Toskė pėrkundėrazi pėrmban njė ritėm tė lirė dhe njė ecuri tė zėrave me intervale muzikore mė dalluese dhe me shoqėrime qė pasurojnė meloditė. Repertori i tyre ėshtė i ndėrtuar mė sė shumti nga kėngė historike me karakter tė theksuar nacionalist dhe nga kėngė me origjinė fshatare pėr dashurinė, shpotitėse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqėron kėngėt e vallet dhe pėrbėn atė orkestėr qė quhet "Saze". Nė pėrgjithėsi nė veri tė vendit zė vend tė dukshėm njė formė radikale muzikore e kėngėve epike, mė tė vjetrat e tė cilave janė Rapsoditė pėr Kreshnikėt. Kėngėtari (rapsodi) shoqėrohet nga vegla muzikore me tela, ndėrsa nė Jug pikėrisht pėr gjurmėn polifonike tė kėngėve, funksioni i instrumenteve ėshtė i drejtuar drejt njė virtuizmi. Instrumentet e frymės pėrdoren nė tė gjithė vendin. Instrumentet shqiptare kanė njė shpėrndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e pėrdorimit nuk pėrputhen mė traditėn e folklorit tė popujve fqinjėve.
Si shembull mund tė pėrmendim "Lahutėn" (instrument njė tel qė realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i pėrdorur nė zonėn e Korēės dhe Pogradecit), "Ēiftelia" (instrument me dy tela shumė i pėrdorur nė gjithė vendin, sidomos nė Veri), "Sharkia" (instrument me pesė tela qė pėrdoret pėr tė shoqėruar vallet nė Kosovė), "Buzuku" (instrument me gjashtė tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipėrisė i pėrmendur qė nė shekullin e V apo tė VI para erės sė re), Bilbili (qė imiton timbrin dhe cicėrimėn e zogjve), Kavalli (instrument me origjinė baritore), Surla (pėrdoret nė muzikėn e karakterit epik) dhe nė fund tamburet e pėrmasave tė ndryshme Daullja dhe Lodra qė shoqėrojnė kėngėt dhe vallet pothuajse nė tė gjithė vendin.

Muzikantėt
Qėndrat mė tė rėndėsishme tė shpėrndarjes pėr formimin e muzikantėve qė aktualisht janė prezentė nė skenėn artistike shqiptare janė, qyteti i Korēės ku mund tė pėrmendim Eli Farėn, kėngėtarja mė e dashur dhe mė e famshme e Jugut tė vendit, e njohur edhe jashtė Shqipėrisė pėr turnetė e shumta; qyteti i vogėl malor Permeti ku kanė lindur dy muzikantė tė njohur popullorė, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton nė qytetin e Pėrmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton nė Tiranė dhe ėshtė lideri i grupit qė shėnon numrin mė tė madh tė regjistrimeve muzikore tė viteve tė fundit, Familja Lela nga Pėrmeti. Pėrsa i pėrket traditės sė kėngės epike nė Veri tė vendit mund tė pėrmendim kėngėtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyēi.

Organizimi
Vlerėsimi dhe pėrhapja e trashėgimnisė muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave tė diktaturės komuniste. Orkestrat tradicionale janė zgjeruar edhe me instrumente tė tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Njė takim me rėndėsi ka qenė pėr shumė kohė Festivali i Gjirokastrės i cili pas disa vjet ndėrprerjeje ka filluar tė zhvillohet pėrsėri. Ky festival zhvillohej ēdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte njė aktivitet qė afronte brezat e vjetėr dhe tė rinj tė kėngėtarėve popullorė nga krahina tė ndryshme.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 26/06/07, 08:08 »
0

Kėngė Nizamėsh
Mbeēė more shokė


Mbeēė, more shokė, mbeēė
Pėrtej Urės sė Qabesė
Falėm me shėndet nėnesė,
Kąun e zi le ta shesė.

Nė pyestė nėna pėr mua
I thoni qė u martua.
Nė pyestė se ē'grua mori
Tre plumba te kraharori,

Nė pyestė se ē'kalė hypi
Atje tek hypėn meiti.
Nė pyestė se ē'krushq i vanė
Sorrat e korbat qė e hanė.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Analizė nga Ismail Kadare

Qarkullimi i kėngės popullore shqiptare nėpėr truallin perandorak osman, ėshtė njė dukuri e mahnitshme. E thjeshtė si njė lule e egėr, me njė tekst tė kursyer prej shtatė-tetė rrjeshtash, e pajisur me melodi gjithashtu tė thjeshtė dhe disa herė me njė skicė lėvizjesh pėr valle disi tė papritur, e vetme midis propagandės zyrtare, pasthirrmave, bejteve, ekstazės fetare, e huaj, e pangjashme me to, gjithsesi e ēuditshme, - kjo kėngė vėrtitej midis kėsaj bote mistike, pa u pėrēudnuar aspak prej saj. Qė nga kufijtė e largėt perandorakė ajo udhėtonte drejt truallit lindor, Shqipėrisė ose qė nga Shqipėria nisej drejt kufijve mė tė largėt. Vetė fakti qė e bėnte lirisht kėtė udhė tregon se ē'kockė e patretshme ishte ajo pėr makinėn shkombtarizuese otomane dhe me ē'brumė tė pavdekshėm qė ngjizur. Siē thotė studiuesi ynė V. Sejko pėr kėngėt e largimit, ato ishin "kėngė tė vjetra shqiptare, qė luftėrat dhe rrebeshet kanė marrė nėpėr kėmbė e pėrplasur vend e pavend ashtu si rrungaja kur merr pėrpara lymin e arave qė gėrryen".
Nė kėngėt e largimit, ato tė mėrgimit ushtarak (tė nizamėve), janė ndėr mė tė bukurat. Sipas shembullit tė gjithė sistemit poetik popullor ato gjithashtu janė tė plota nė vetvete, njė ushtarologji e vėrtetė ku gjendet gjithēka qė ka tė bėjė me shėrbimin e detyruar ushtarak duke u nisur nga shpallja e dekretit pėr mobilizimin, zyrat e rekrutimit, ndarja me tė afėrmit e nisja e rekrutėve dhe gjer te buka e kazermės, stėrvitjet nė rėrat e pėrvėluara tė Arabistanit dhe vdekja larg.
Kjo enciklopedi e tėrė dhimbjesh, kurorėzohet pėrzishėm me kėngėn e Urės sė Qabesė, pa dyshim mė tė bukurėn e kėngėve tė nizamėve dhe njė nga margaritarėt e rrallė jo vetėm tė poezisė sonė, por tė poezisė popullore botėrore nė pėrgjithėsi. Teksti i saj i thjeshtė pėrbėhet nga fjalėt e njė ushtari qė po jep shpirt diku nė rėrat arabike, pranė Urės sė Qabesė, siē e tregon shkurt fillimi i vjershės.

Mbeēė, more shokė, mbeēė
Pėrtej Urės sė Qabesė

(A nuk ėshtė pėrtej jetės, nė zonėn e vdekjes, kjo "pėrtej Urės sė Qabesė"?) Nė dy rrjeshtat qė pasojnė ka nė njėrin njė dėshirė, nė tjetrin njė porosi:

Falėm me shėndet nėnesė,
Kąun e zi le ta shesė.


Pra nė pjesėn e parė tė kėngės kemi njė ushtar qė po vdes, njė nėnė qė po e pret mijėra kilometra larg dhe njė ką tė zi, qė duhet tė shitet menjėherė. Kjo shitje ėshtė porosia e parė e ushtarit qė po vdes. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se me vdekjen e tij do tė ndryshojė krejtėsisht raporti ekonomik nė familje. Ai nė Jemenin e Afrikės dhe Kąu i zi nė luginėn e fshatit e kanė mbajtur gjallė gjer atėherė familjen. Tani ushtari po vdes, ndaj kąu duhet tė shitet pėr tė pėrballuar pėrkohėsisht jetesėn. Prandaj dhe vargjet janė tė prerė, tė kursyer, gati-gati tė thatė si njė kuitancė, pusullė e shkruar shpejt e shpejt pėrpara se dora tė ngrijė.
Dhembja ėshtė e fshehur tani. Ajo pikon paksa vetėm tek folja "mbeēė", qė pėrsėritet dy herė dhe tė ngjyra e kąut. Kalimthi, gati-gati rastėsisht, midis kėsaj pusulle ekonomike poeti anonim ka hequr njė penel, ku na kujton se objekti i shitjes, kąu, ka ngjyrėn e zisė. Nėnvizime tė tjera s'ka sepse ato janė tė panevojshme.
Kurse nė pjesėn e dytė tė vjershės dhembja vėrshon hapur.

Nė pyestė nėna pėr mua
I thoni qė u martua.


Vargjet kanė njė brengė ējerrėse, por tė tėrthortė, tė pėrzier me ironi, me njė nėnqeshje tė ftohtė, tamam nėnqeshje tė vdekuri. Ē'mund tė kishte ėndėrruar mė tepėr njė nėnė shqiptare, qė ka djalin ushtar nė Jemen, veēse martesėn e tij dhe ē'mund tė ish mė e kundėrt se martesa se kjo shkretėtirė shterpė arabike, ku s'ka as hije, as drurė, pa le dasmė dhe riptodhim njerėzor. Nė kėtė pėrplasje tė ėndrrės me realitetin qėndron tragjedia. Dhe ushtari vazhdon amanetin, ose mė saktė antiamanetin e tij duke nisur ēdo rrjesht me fjalėt dėrrmuese "nė pyestė". Nė qoftė se nėna do tė kėrkojė hollėsira pėr dasmėn e tij, atėherė pėrse tjetėr mund tė pyesė veēse pėr nusen, pėr kalin, pėr krushqit? Dhe ushtari i jep pėrgjigje pėr tė tria:

Nė pyestė se ē'grua mori
Tre plumba te kraharori,

Dhe tani qė nėna e mori vesh tė vėrtetėn, le ta pijė kupėn e helmit deri nė fund, le tė marrė vesh cili qe kali i dhėndėrisė dhe cilėt qenė krushqit e tij.

Nė pyestė se ē'kalė hypi
Atje tek hypėn meiti.

Dhe ja fundi i gjithēkaje dhe fundi i kėngės:

Nė pyestė se ē'krushq i vanė
Sorrat e korbat qė e hanė.


Ata qe e dinė ē'ėshtė dasma shqiptare me nusen e bardhė si tė qendisur me brymė e argjend, me veshjen e dasmorėve plot fustanella e mėngore e qeleshe tė bardha gjithashtu, me orizin, kuajt, muzikat, kėngėt kristaline, vetėm ata mund ta marrin me mend se ēdo tė thotė qė nė vend tė kėtyre krushqėve e dasmorėve rrezėllonjės tė jenė njė grumbull korbash me krokamė.

Nė kėtė kėngė flitet pėr vdekjen, por vdekja s'pėrmendet. Pėrkundėrazi sundojnė fjalėt martesė, grua, kalė, krushq. Ceremonia e dasmės dhe vdekjes janė tė shkrira si nė njė plan tė dyzuar. Dhe ēuditėrisht mbi "humorin e zi" sundon dasma. Me gjenialitet poeti anonim e ka ndriēuar zinė me dritė, pėr ta bėrė jo mė tė lehtė, por mė tė pėrzishme. Nga drita dhe bardhėsia dhembja ėshtė dyfishuar, trefishuar dhe kryesorja gjithēka ėshtė bėrė mė e vėrtetė. Sikur tė kishte mundėsi qė tė krijohej njė anketė me gjithė nėnat shqiptare qė kanė qarė djemtė e pamartuar, do tė dilte se parafytyrimi i dasmės qė nuk u bė, midis zisė dhe vdekjes, ka qenė me siguri mė i pėrgjithshmi te ato.
Pėrse i pėrket vendit ku mund tė jetė krijuar kėnga, nė truallin brenda kufijve apo Jemenin e largėt, apo nė hapėsirėn midis Jemenit dhe Shqipėrisė, kjo ėshtė vėshtirė tė gjendet. Natyrisht, ėshtė mė e besueshme qė kėnga tė jetė e krijuar kėtu, po s'pėrjashtohet mundėsia qė tė jetė lindur edhe atje. Mė tepėr ka mundėsi qė pjesa e parė e kėngės, ku flitet pėr shitjen e kąut tė zi, tė jetė krijuar nė Jemen, kurse pjesa e dytė, ajo e dasmės makabre, nė Shqipėri dhe koha i ka bashkuar vetvetiu tė dyja. Te kjo hamendje tė ēon vetė pėrmbajtja e tekstit. Nė pjesėn e parė sundon zėri i ushtarit, brenga e tij, halli ekonomik. Nė pjesėn e dytė, pavarėsisht se vazhdon tė flasė ushtari, sundon dhembja e tė tjerėve, kryesihst e nėnės, pėr vdekjen e ushtarit. Nė pjesėn e parė halli ekonomik e superon dhembjen e vdekjes sė njeriut, ndaj ėshtė mė e besueshme qė kjo pjesė tė jetė krijuar prej ushtarėve shqiptarė nė Jemen. Kurse nė pjesėn e dytė dhembja e vdekjes sė njeriut e superon anėn ekonomike, ndaj kjo pjesė mund tė jetė krijuar nė Shqipėri. Sepse s'ka se si tė mendohet qė njerėzit kėtu, kryesisht nėna, pavarėsisht nga mjerimi ekonomik, tė fillonin kėngėn e trishtueshme pikėrisht me shitjen e Kąut. Me njė fjalė, nė qoftė se vazhdojmė pandehmat, nė secilėn pjesė, secila palė mendon pėr tjetrėn dhe jo pėr vetveten.
Megjithatė s'pėrjashtohet mundėsia qė ky lloj arsyetimi mund tė jetė paksa metafizik, po tė kemi parasysh se mekanizmi poetik popullor ėshtė tepėr i komplikuar dhe ai ka aftėsi tė habitshme pėr tė shkrirė kohėrat, hapėsirat dhe zėra brezash tė tėrė njerėzorė nė poemat e tij. Kėshtu ka ndodhur ndoshta edhe me kėngėn e Urės sė Qabesė.
Kjo kėngė ka vetėm 12 rrjeshta. Nė qoftė se ndonjė ditė popujt qė kanė vuajtur dikur nėn sundimin otoman, do tė binin nė marrėveshje pėr tė ngritur njė monument tė pėrbashkėt pėr kujtim tė miliona bijėve tė tyre tė vdekur gjatė shėrbimit ushtarak nė ushtrinė shumėkobėshe osmane, vėshtirė se mund tė gjendet njė tekst mė universal pėr t'u gdhendur mbi kėtė monument se kėnga shqiptare e Urės sė Qabesė.


 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 26/06/07, 08:08 »
0

Kėngė Historike
O Flamur i kuq me lule


O flamur i kuq me Lule
Derė mė derė ē'u ngule,
Parėsinė e sėmure
Parėsinė e vilajetit.
Hodo kapetan i detit,
I rri pėrkarshi dovletit.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Kėngė polifonike me katėr zėra, i pėrket rrethit tė Gjirokastrės, e kėnduar mė njė stil qė i dallon kėto kėngė me pėrmbajtje legjendare dhe historike. I kėndon kryengritjes shqiptare kundėr reformave tė Tanzimatit nė 1847, vit ky nė tė cilin populli i udhėhequr nga Hodo Nivica dhe Tafil Buzi thyen turqit, tė cilėt donin tė rekrutonin ushtarė shqiptarė pėr luftrat e tyre dhe tė vinin taksa tė rėnda.


Ēun Mula

Kah po vjen more Ēun Mula?
Pre Kelmendit sot u ula.
Mė zanė rruga me shumice
Pre Kastrit deri nė Kamice.
Mali Hotit po gjėmon; Mali Hotit.
N'Podgorice po gėrset topi,
Gėrset topi dhe pushka
Po na vijne topat me mushka,
Nėpėr mal e nėpėr fusha,
Nėpėr mal e fushavet...


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Temat heroike pėrshkojnė tėrė historinė muzikore shqiptare. Mund tė gjenden kėngė qė himnizojnė heroj mitologjikė, luftėtarė tė Mesjetės qė luftonin pushtuesin Turk, ose si nė rastin e Ēun Mulės, kėndojnė luftėn e shqiptarėve kundėr ushtrive malazeze pas vendimit tė Kongresit tė Berlinit.


Skėnderbeu trim me fletė

Seē u mblodh ylemaja,
Me nji pe u lidh dynjaja.
Ky sulltani par' na zaptoi dynjanė,
N'Arbėri gjeti belanė.
"Skėnderbe, do ta marr kalanė"
"Kalanė nuc e merr dot,
Se ktu lufton popull i fortė"
Gjėmon shpata, tundet dheu,
Nė Krujė lufton Skėnderbeu.
Skėnderbe, trim me fletė,
Turqit ē'i fute nė dhet!


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Shembull e polifonisė Toskė. Vlen tė dallohet alternimi i zėrave solistė qė formojnė kordonin harmonik qė mban tėrė kėngėn. Teksti me karakter epik i kėngės vjen ndoshta nga epoka e Rilindjes.


Skėnderbeu njė menatė

E Skėnderbuku njė menat-e
E, ēė me mbjodhi kumpanjinė,
E, ēė me mbjodhh e me mbitoj-e
E, mish kapronj e ljepurish,
E me krena e fėlezazish.
E, kur mė ish pėr me fermuar,
E, duall ndėr balkunezit,
E shloj sit' ndė njė rahj
E skamolen njė spijun.
"E cili ndėr ju mė gjendi
E, tė mė vej' nd'atė rahj
E skamolenjė atė spijun".


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Si rrjedhojė e pushtimit tė Shqipėrisė nga Otomanėt nė vitin 1479 shumė familje shqiptare braktisėn vendin e tyre dhe u strehuan nė Itali. Nė Italinė e Jugut edhe sot e kėsaj dite gjenden komunitete Arbėreshėsh tė cilėt kanė ruajtur gjuhė, zakonet, traditat dhe kulturėn e tė parėve tė tyre. Kėngėt epikė pėr Skėnderbeun janė pjesė tė kėsaj trashėgimnie.


Kėngė pėr Zenel Kadrinė

Ej, t'hanėn mrami e to poj nė buzė akshami,
Ej, giam e madhe, o besa, nga Gojani!
Ej, zhurm po ban o po niaj ajroplani,
Ej, ajroplani, hej bre, pika pika.
Ej, ēuna kishte po do njajo Amerika,
Ng'Amerika moi nga Inglatera.
Oho, a duen me hjedhun po kriminela?
Oho, parashuta o na i Ishojn si gjela;
Hej bre, Ishojn si gjela po nė parashuta.
Hej bre, shpejt ka shkue o fjala te Puka,
Hej ej, shpejt te Puka o te policija.
E na dha urdhni, me shpejt ka ra bojria.
Ej, na u ka pri Zenel Kadrija;
Na u ka pri Zeneli vet.
Kur kanė shkue bjeshkėsh pėrpjet,
Kriminelat jane pėrpjekė.
Hej, flet ky Zeneli, me za u thrret:
"A dorėzohi, a doni me vdekė?"
S'bajnė llafe. Pushka kėrcet.
Tue ra borė, tue ra shi,
Kėrcet pushka, merr shinė allti
O Zenel Kaderija! O vdiq per Shqipnie, hej!

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Kjo balladė e ekzekutuar nė stilin epik-recitues, karakteristikė e pjesės Veriore tė vendit, tregon pėrpjekjet e diversantėve tė mbėshtetur nga Fuqitė Perėndimore, pėr tė shkatėrruar stacionin hidro-elektrik tė Pukės nė fund tė viteve '40 si ndėshkim pėr politikėn proruse tė qeverisė shqiptare. E kemi integruar nė rubrikėn tonė kėtė kėngė jo pėr qėllime nostalgjie apo politike por sepse pasqyron karakteristikat e degėve tė kėngėve popullore.


Fuat Bahani

Tė djelė sahati tetė
Se ē'u ndez njė luftė e shkretė.
U vra Fuati vet' i tretė
Edhe Dulja me Demirė,
Qė t' tre shokė tė mirė...


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore rrethi i Korēės qe njė vatėr e ndezur lufte ndėrmjet partizanėve dhe pushtuesėve. Kjo copėz kėnge tregon vdekjen e disa partizanėve, njė ndėr tė cilėt ėshtė Fuat Bahani, i cili i ka dhėnė edhe titullin kėsaj kėnge.

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #3 : 26/06/07, 09:09 »
0

Vallet popullore


Janė pjesė e kulturės artistike popullore, qė perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.

Vallet lirike zėnė vend tė madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratė, mė pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre janė vallet rituale ("Lule manushaqe", Kolonje etj); vallet e dasmes ("Nusja jonė arberore", Lunxheri ne Gjirokaster etj); vallet erotike ("Kercimet e Logut", Malesia e Madhe ne Shkodėr etj); vallet humoristike ("Vallja e nuses se Fajes" nga Shqipėria e Mesme), vallet pantomime ("Ojna e lepuri", Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimėria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe mė pak nga gratė ose se bashku. Llojet e tyre janė: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove dhe Kosovė Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).






Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike ("Valle bishtore e Labinotit" ēermenike ne Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike ("Kercim burrash" Hasi i Rrafshit-Kosovė etj)

Brenda elementit kombėtar vallet kanė mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe ēamerise i karakterizon shoqėrimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen pėr shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqipėrisė se Mesme dallohen pėr shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqipėrisė qendrore (ēermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranės dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nėntė Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqipėrisė se Mesme e Veriore, duke pėrfshirė Kosovėn dhe vise te tjera shqiptare, dallohen pėr kercimet e grave qė luhen nga njė, dy ose me shumė valltare te shkeputura njera nga tjetra me njė kercim te lirė. Ne pasurinė koreografike te trevave Veriore tėrheqin vemendjen dhe vallet me emertime te veēanta te cilat janė krakteristke sidomos ne Lume, Malėsi te Gjakoves, Malėsi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj

Vecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysmė rrethi; c) vallet ne dy vija pėrballė njera tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pesė tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas strukturės dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

pregatitur nga Ramazan Bogdani
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #4 : 26/06/07, 09:09 »
0

Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari



Historia e valles


Kjo valle nė origjinė ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takės, atėherė kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohės, u kap dhe u burgos nė Burgun e Janinės, ku dhe dėnohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dėshirėn e tij tė fundit, njė orkestėr, e cila tė luante vallen ēame. Osman Taka nisi tė kėrcejė para valiut tė Janinės dhe bashkėshortes sė tij. Vallen e kėrceu shumė bukur. Falė bukurisė trupore, shkathtėsisė dhe zhdėrvjelltėsisė bėri qė vajza e valiut pothuajse tė rrėzohej nga dritarja. Dokumente arkivorė tė Janinės thonė realisht se qė pas kėsaj valleje e shoqja e valiut i ka kėrkuar atij qė Osman Taka tė mos vritet. Dhe nė tė vėrtetė ai u fal e qė nga ajo ditė kjo valle u quajt Vallja e Osman Takės.

Osman Taka ka lindur nė njė nga familjet mė tė pasura tė Konispolit rreth viteve 1848 - 1887, ku u edukua me idetė e Rilindjes Kombėtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armė tė krahinės kundėr pushtuesve turq. U shndėrrua si veprimtar i lėvizjes kombėtare pėr ēlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lėvizjen e pėrgjithshme antiosmane dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė degėn e Lidhjes sė Prizrenit nė Prevezė. Arriti tė bėhej njė nga krerėt mė tė rėndėsishėm tė kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė.
Ka qenė njėkohėsisht valltar i njohur popullor. Tregojnė se kur e dėnuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu njė dėshirė pėr tė kėrcyer njė valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtėri tė rrallė prej tij mahniti tė pranishmit. Qė nga ajo kohė vallja e kėrcyer prej Osman Takės para litarit ka ngelur njė nga vallet mė tė bukura tė ēamėrisė, e cila ka arritur deri nė ditėt tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takės.

Tirana-Observer.
Identifikuar

...........xXx............
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 26/06/07, 09:09 »
0

Kėngė Dashurie
Tė mė bėjė Zoti mua


Tė mė bėjė zoti mua,
bilbil edhe tjetėr s'dua,
Tė kėēndonja ku tė dua,
N'ato baēe me limua.
Leshėverdhė, ē'far'mė thua?
Je e bukur, pra tė dua!
Je e vogėl, sbėn pėr mua.
N'ato baēe trėndafil,
Janė mbushur plotė bandillė.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Nė kėtė kėngė tė stilit Toskė zėrat solistė pasohen lirisht duke u nisur nga njė sfond i mbajtur nga kori i cili krijon platėformėn mbi tė cilėn formohen virtuozitetet individualiste.


O Katina Nina-Nina

Vajz'e bukuro,
Pa dil tė tė shoh,
Moj Katina, Nina Nina,
Vajz'e dashuro.
Pa dil nė penxher,
Tė tė shoh njė herė,
Moj Katina, Nina Nina,
Zėmėrėn ma merr.
Fol njė herė me gojė,
Thuaj tė shpresoj,
Moj Katina, Nina Nina,
Pa ty s'mund tė rroj!
Siri it mė tret,
Zėri it mė vret,
Moj Katina, Nina Nina,
Bukuri je vet.
Pranvera afron,
Bilbili Kėndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Hajde pse mejton.
Hajt se nata shkon,
Hėna perėndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Djalėria shkon.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Kėngė me katėr zėra qė i pėrket traditės polifonike Labe. Autori i kėngės, kėngėtari popullor Noēo Muka, ėshtė njė nga tė parėt qė i ka regjistruar nė studio kompozimet e tij dhe ka inēizuar disqe.


Moj Unaza gurjeshile

Udhėsė malit kur vije, unazo,
Udhėsė malit kur vije,
Moj unaza gurjeshile,
Unano, unazo gurjeshile.
Hidhje di, tre kėmb e rrije, unazo,
Hidhje di, tre kėmb e rrije.
I thoshe ēoban ē'u dive? Unazo,
I thoshe ēoban ē'u dive?
Zaif, o moj zėmra ime, unazo,
Zaif, o moj zėmra ime.
Mos ma pe cjapin me zile? Unazo,
Mos ma pe cjapin me zile?
Edhe dashin me kėmborė? Unazo,
Edhe dashin me kėmborė?


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Kėngė tipike e polifonisė mesdhetare nė tė cilėn zėrat soliste ndėrthuren nė njė lojė komplekse tė hedhjeve dhe pritjeve melodike me zėrat e korit, duke pėrdorur pauzat nė fund tė ēdo kthimi pėr tė qartėsuar ndėrhyrjen e zėrit individual.

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #6 : 26/06/07, 09:09 »
0

Kėngė Djepi
Nina Nana


Nina nana, djali nanės-e-a.
Po tė lidhi n'djepi, o lidhi o.
Nina nana, djali nanės-e-a.
O flej o bir nė daē m'u rritė.
Nina nana, djali nanės-e-a.
Flej o bir se po t'pėrkundi.
Nina nin.
Flej mor djalė nė daē m'urritė,
Flej o bir nė daē m'u rritė.
O po t'pėrkundi, o pėr me fjetė,
Nina nana, djali nanės-e-a.
Flej o bir nė daē m'u rritė.
Nina nin.
O flej o bir o flejē i bardhė.
O flej pėr nanėn ti fleiē i bardhė.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Asgjė nuk ėshtė mė universale sesa gjesti i i njė nėne qė pėrkund tė birin pėr ta vėnė nė gjumė duke i kėnduar njė Nina nanė. Ēdo popull e lartėson kėtė gjest kaq tė thjeshtė nė njė mėnyrė krejt origjinale. Nė fshatrat shqiptarė, deri ca kohė mė parė, tė sapolindurit i mbėshtillnin me pelena tė ngushta.


Kėngė Vaji
Vajtim


A ēa paske pritė me ba?
'O miku jem-e, hej hej, hej hej.
Paske mylle goj'e sy;
Di durt n'zemėr m'i ke vu;
Ēa pake pritė me ba kshtu?
I paske lanė fmitė tyj n'rrugė t'madhe;
A kshtu pritet misqsija?
A kshtu priten turnija?
A kshtu mahet shpija?
E paske lanė kryt e venit bosh.
'O miku jem-e, hej hej, hej hej.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Nė Shqipėri vajtimi i vdekjes bėhej vetėm nga gratė qė ishin tė afėrme tė tė vdekurit. Vaji mund tė shkonte pas njė kodi muzikor tė njohur dhe tė praktikuar nga njerėzit qė merrnin pjesė nė ketė rit ose mund tė ishte fryt i iprovizimit nėpėrmjet lirikave qė kujtonin tė vdekurin, dhe qė kėndoheshin nga njė person i caktuar.


Kėngė Lirike
O Bilbil Sakat, Sakat


O bilbil sakat sakat,
O na ngrite njė ode te lartė.
O bilbil sakat sakat.
Vijnė kto zonjat rreth pėrqark.
O bilbil sakat sakat.
U thotė zonjave: 'ngituni lart'.
O bilbil sakat sakat.
'Neve vijme, po kemi vapė!'
O bilbil sakat sakat.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Tradita polifonike shqiptare nuk ka shoqe nė tėrė Evropėn pėr shumllojshmėri dhe kompleksitet nė ekzekutim. Stili polifonik mund tė ndryshojė sipas rrethit nė tė cilin ekzekutohet, sipas llojit tė kėngės, sipas gjinisė dhe moshės sė atij qė e kėndon madje edhe sipas pėrkatėsisė etnike.


Kėngė Karakteristike
Llazore


Llazore, mi llazore,
Ku ma ke llazorėn?
Te udhė e limonėt.
Tė limoftė shpata,
Shpatat tek i Zoti.
Oj Zoti, Shėndelli!
As na jep njė kokėr ve,
Mė tØė rruashin tre pendė qč.
Sa lesh mi tre deshė,
Aqė bereqet tė keshė.
Sa lule mi Tomorr,
Aqė dhen e dhi, 'oborr.
Sa drrasa mi ēardhak,
Aqė nuse me duvak.
Sa lule mi qershi,
Aqė trima nė shtėpi.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment

Nė ditėt pėrpara pashkėve, nė fshatrat e rrethit tė Fierit, kėndohen kėngė urimi duke trokitur nė dyert e shtėpive. Zakonisht kėngėtarėt shpėrblehen me vezė dhe ėmbėlsira.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: