REVISTA “TIME”: “Kultura franceze ka vdekur”
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: REVISTA “TIME”: “Kultura franceze ka vdekur”  (Lexuar 2402 here)
dj diamant
Vizitor
« : 11/12/07, 21:09 »
0

REVISTA “TIME”: “Kultura franceze ka vdekur”

Duket se francezėt mund tė pėrtypin ēdo lloj komenti sarkastik apo negativ mbi
politikėn, mbi korrupsionin e ish-Presidentit Zhak Shirak, mbi lojėrat qė luante deri
sė fundmi Sesilia Sarkozi me tė shoqin, mbi goditjen me kokė qė i dha Zinedin
Zidan njė mbrojtėsi italian, (shpesh e bėjnė vetė tė parėt kėtė), madje edhe kuzhinėn,
por nuk janė nė gjendje tė tolerojnė asnjė fjalė qė cenon kulturėn e vendit


Intelektualėt
francezė reagojnė
ndaj “fyerjeve”
amerikane


Duket se francezėt
mund tė pėrtypin
ēdo lloj komenti sarkastik
apo negativ mbi politikėn,
mbi korrupsionin e ish-
Presidentit Zhak Shirak,
mbi lojėrat qė luante deri
sė fundmi Sesilia Sarkozi
me tė shoqin, mbi
goditjen me kokė qė i dha
Zinedin Zidan njė mbrojtėsi
italian, (shpesh e
bėjnė vetė tė parėt kėtė),
madje edhe kuzhinėn, por
nuk janė nė gjendje tė
tolerojnė asnjė fjalė qė
cenon kulturėn e vendit.
Ashtu si pak muaj mė
parė, i gjithė opinioni intelektual
shqiptar u ndje i
detyruar tė reagonte karshi
artikullit tė A.A. Gill (siē
kishte bėrė mė parė opinioni
uellsian, gjerman...),
kėto ditė janė intelektualėt
francezė ata qė ndihen tė
fyer thellėsisht dhe u janė
drejtuar mediave tė veta
dhe atyre tė huaja pėr tė
reaguar ndaj njė artikulli tė
publikuar mė datė 21 nėntor
nė revistėn amerikane
"Time". Pėr njė vend i cili
krenohet me statusin e
djepit tė kulturės moderne
botėrore, aty ku jo shumė
kohė mė parė lindėn e u
pėrkundėn rrymat moderne
tė literaturės, si simbolizmi,
natyralizmi, surrealizmi
dhe ekzistencializmi,
(e shumė izma-ve,
specifikohej ironikisht nė
shkrimin nė fjalė) njė artikull
me titull "Vdekja e
kulturės franceze" duket
se nuk mund tė tolerohet.
Kjo pasi autori e konsideron
tė dėshtuar thuajse
ēdo fushė tė artit nė
Francė, por nė mėnyrė tė
veēantė atė qė ka qenė
pėr shekuj krenaria kombėtare
franceze: literaturėn.
Shkrimtarėt e
sotėm francezė - sipas
artikullit - janė apatikė,
nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt
me pararendėsit
e tyre, nuk arrijnė tė gjejnė
thuajse asnjė hapėsirė
nėpėr shtėpitė botuese
anglosaksone. Po kėshtu
edhe kinemaja, ku filmat
subvencionohen nga shteti
(koncept i paimagjinueshėm
pėr industrinė
amerikane tė filmit, e cila
bazohet tėrėsisht nė rregullat
e tregut tė lirė). Po
kaq pėr gjynah ėshtė edhe
muzika: autori amerikan i
shkrimit u kėrkon lexuesve
tė tij tė kujtojnė qoftė edhe
njė kėngėtar tė vetėm
francez. Menjėherė nėpėr
mediat franceze nisėn reagimet
kundėr autorit dhe
artikullit, ndėrkohė qė
kundėrpėrgjigja e njėrit
prej tyre, intelektualit tė
njohur Bernard-Henri Lévy,
gjendet sot i publikuar nė
britaniken "The Guardian",
si edhe nė disa site nė internet.


Mua mė duket se ēėshtja
nuk qėndron nė faktin
nėse ky artikull i "Time"
ėshtė i drejtė nė gjykimin e ashpėr
qė i bėn gjendjes sė kulturės
franceze. Sipas opinionit tim personal,
ndoshta mund edhe tė jetė i
drejtė, dhe qė, nė fakt, shumė artistė
tė vendit tim janė paksa provincialė,
paksa tė ngurtė, narcizistė tė padurueshėm
dhe qė dinė tė shohin
vetėm nga e shkuara. Nuk ka asgjė
tė keqe tė shohėsh dikė qė merr
pėrsipėr t'i denoncojė kėto fakte.
Meqė ra fjala, edhe sikur ky denoncim
tė qe karikaturė, edhe sikur
ky diagnostikim tė bėhej me ashpėrsi,
me padrejtėsi, duke injoruar
gjithēka tė bukur dhe tė gjallė qė
prodhon Franca, pėrgjithėsisht
parapėlqej tė gjitha kėto pėrpara
himnizimit tė Gjelit francez, pėrpara
puplave tė tij tė shpupuritura me
mendjemadhėsi teksa pėrbuz
gjithēka pėr tė ngritur nė qiell nderin
e kombit.
Jo, aspak. Pyetja qė dua tė shtroj
unė ėshtė katėrēipėrisht e kundėrta.
Kur shohim njė portret, gjithnjė
duhet tė pyesim veten pėr atė qė na
thotė, jo vetėm mbi modelin, por
njėherėsh edhe mbi portretistin qė
e ka kompozuar. Duke parė artikullin
nė fjalė, habitem qė askush nuk
tregon vėmendje pėr atė qė nė thotė
ai mbi dorėn qė e shkroi, revistėn qė
e publikoi - me pak fjalė, nuk na
thotė gjė mbi vendin ku botohet kjo
revistė, dhe disa prej paragjykimeve
dhe aksiomave qė shpreh.
Aksioma njė
Shėndeti i mirė i njė kulture (nė
kėtė rast i kulturės franceze) matet
nga shkalla e kureshtjes qė ngjall nė
zemrėn e njė kulture dominuese
(sot pėr sot e tillė ėshtė kultura
amerikane). Njė kulturė qė nuk
tėrheq interesin e amerikanėve
ėshtė pashmangshmėrisht njė kulturė
e dobėt. Njė art qė nuk tėrheq
vėmendjen dhe interesin e amerikanėve
ėshtė art pa interes. Pėr
shembull, nė kėtė vend ekziston
bindja se film i mirė ėshtė ai qė
mund dhe duhet realizuar edhe njė
herė. Ose mė saktė, filmat mė tė mirė
janė ata, dhe vetėm ata, tė cilėt Hollivudi
i ka realizuar pėr sė dyti e pėr
sė treti, tė cilėt i ka njohur nė fshehtėsi
si tė vetėt. Pėr kėtė arsye, autori
i artikullit nė fjalė nuk gjen asgjė
tė vlefshme nė kinemanė bashkėkohore
franceze, veē serive limonadė
"Taxi", tė realizuara nga
regjisori Luk Beson.
Aksioma dy
Amerikanėt kanė gjithnjė tė
drejtė. Radari amerikan ėshtė i pagabueshėm,
dhe nuk lejon t'i
rrėshqasė asgjė qė ėshtė vėrtet e
bukur dhe e vlefshme. Edgar Alan
Poe, teksa leh si qen nė Baltimorė?
Ėshtė harruar. Skot Fitxherald i varrosur
pėr sė gjalli, i pėrbuzur, i
pėrēmuar, i shpifur, thuajse i papublikuar,
i lėnė nė mjerim, i trajtuar si i
ēmendur? I lėnė pas dore, i zhveshur
nga ēdo meritė dhe aftėsi nga ideja e
thjeshtė se vitaliteti i njė autori ėshtė
nė pėrpjesėtim tė drejtė me nivelin
e paraqitjes sė tij nė radiomarrėsin
amerikan. Tė gjithė kėta shkrimtarė
bashkėkohorė amerikanė
arritėn tė tėrhiqnin vėmendjen e
bashkėkombėsve tė tyre vetėm me
luftėn qė bėnė pėr t'u dėgjuar dhe
jo me veprėn e tyre. Edhe kjo flet
kundėr amerikanėve. Dhe kjo
ndodh pas tė gjithave na ėshtė
thėnė se Amerika pėrzgjedh gjithēka
qė vlen, dhe nuk lejon asgjė t'i
humbasė. Pasi na ėshtė thėnė nė
mėnyrė tė pėrsėritur qė ashtu si syri
fshatarėve tė Mao Ce Dunit, edhe ai
i blegtorit tė Kolorados, i fermerit nga
Ioua, i financierit tė Uoll Stritit sheh
gjithnjė me vėrtetėsi.
Aksioma tre
Nė fakt, arti ėshtė industria e artit.
Nė fakt, kultura ėshtė tregu i kulturės.
Pėr rrjedhojė, modeli i kinemasė
po e imponon veten si njė paradigmė
dominuese nė tė gjitha fushat
e ēalltisjeve artistike. Qė tė gjitha
punėt e artit, pa pėrjashtim, imagjinohen
sipas modelit tė arkėtimit tė
biletave. Dhe kini vėmendjen! Sigurisht
qė kėtu na duhet tė veēojmė
patjetėr punėt e "subvencionuara",
tė cilat, (p.sh. sipas amerikanėve as
qė duhet tė ekzistojė ideja e mbėshtetjes
financiare nga shteti pėr realizimin
e njė filmi) duke qenė se real-
duhen shumėzuar me zero, duhen
hedhur poshtė.
Nė artikullin nė fjalė, njė prej
emrave mė tė mėdhenj tė gazetarisė
amerikane shtron pyetjen se sa
ka shitur njė shkrimtar. Teksa e bėn
pyetjen, duhet tė dijė se rrezikon tė
shohė nė ėndėrr jo vetėm fantazmat
e shkrimtarėve francezė, por edhe
tė tė madhit Poe, apo tė Ezra Paundit,
apo tė amerikanėve tė tjerė, jo
mė pak tė shtypur nga e njėjta makinė.
Aksioma katėr
Arti ėshtė si shkenca. Punėt e
paraprijėsit janė si teoritė e
pasardhėsit: tė thjeshta, tė lehta,
automatike, universale - janė nė dispozicion
tė tė gjithėve, tė pėrkthyeshme
nė tė gjitha gjuhėt, dhe mbi tė
gjitha nė anglo-amerikanisht. Njė
libėr i aftė tė rezistojė? Nuk ekziston.
Njė Selin, njė Prost i papėrkthyeshėm?
Njė Kafka qė rebelohet karshi
pėrkthimit mė tė mirė e mė besnik?
Njė Xhois, i cili edhe nė prozėn e pėrsosur
tė pėrkthyesit francez Valéry
Larbaud nuk ėshtė mė Xhois? Njė
shkrimtar francez apo njė britanik,
apo qoftė njė anglo-amerikan bashkėkohor,
i cili mund tė jetė (siē e quajnė
vetė amerikanėt) i "papėrkthyeshėm"
nė njė gjuhė tjetėr, nuk ekziston.
Ose mund tė jetė veē "njė
pėrkthim i lehtė". Pasi germat janė
numra. Pasi sintaksa ėshtė ekuacion.
Pas idealja e literaturės ėshtė
thjesht njė formulė.
Aksioma pesė
Ndoshta mė absurdja dhe mė
naivja ndėr tė tėra. Kjo pėrkthyeshmėri,
jo vetėm qė ėshtė e pandalshme,
por edhe konstante. Efekti
i kėsaj formule ėshtė jo vetėm i
nevojshėm, por edhe i domosdoshėm.
Vepra tė mėdha janė ato tė
cilat janė tė afta tė pėrkthehen, jo
vetėm me tėrėsinė e tyre, por thuajse
edhe nė kohė reale nė gjuhėn e
"domethėnies globale". Idiotėsia mė
e madhe gjendet nė pasazhet mė
komike tė kėtij artikulli: nė ato ku
autori shkruan sikur shkrimtarėt e
mėdhenj francezė, Kamytė, Sartrėt,
madje edhe Racinėt e Molierėt, ata
me tė cilėt pėrpiqet tė krahasojė
zbehtėsinė e shkrimtarėve bashkėkohorė
francezė, tė qenė hedhur
menjėherė nė majėn e madhėshtisė
globale! Sikur veprat e shekullit
XXII, tė cilėt mezi shkėlqyen
nė atė periudhė pėrtej caqeve tė
oborrit mbretėror, tė kishin zėnė
menjėherė vendin kryesor nė
listėn e shenjtė tė bestsellėrave tė
shekullit XXI tė publikuara nga
"New York Times".
Mė duhet gjithashtu tė zė nė
gojė paragrafin nė tė cilin autori zė
nė gojė atė paragjykim tė nėnvizuar
aq shpesh nė Amerikė: sipas tė cilit
shkrimtarėt avangardė tė shekullit
XX kanė sterilizuar artin francez nė
pėrgjithėsi.
Apo paragrafin ku pėr Mishel
Huellebek thuhet se "ėshtė bėrė i
njohur kryesisht falė urrejtjes patologjike
ndaj femrave, mizantropisė
dhe obsesioneve seksuale", -
mėnyrė pėr tė nėnkuptuar se njėfarėsoj
njė shkrimtar mund tė identifikohet
pėrmes trajtave qė u jep
personazheve tė vet.
Por do tė doja ta mbyllja reflektimin
tim tė shkurtėr mbi artikullin
e publikuar nė revistėn "Time"
duke vėrejtur, qė sa mė shumė
mendoj mbi tė, aq mė pak mė
duket si njė vėshtrim i kujdesshėm
mbi artin francez, pėrkundrazi, mė
krijohet pėrshtypja se bėhet fjalė
mė shumė pėr gjendjen e artit nė
Amerikė, atdheun e autorit, reflekton
problemet e kulturės sė kėtij
vendi. Pasi ajo qė bie mė shumė
nė sy, janė tonet nervoze qė janė
pėrdorur nė formulimin e tij. Ėshtė
dėshira dhe shtysa pėr tė provuar
sa mė shumė gjėra, e cila nė
mėnyrė tė pashmangshme, siē
thoshte Niēja, shteron tė vėrtetėn.
Artikulli nuk pėrēon tjetėr, veē njė
grahmė ankthi, ndoshta, angėshtimi
tė skajshėm. Sikur tė pėrmbante
njė mesazh tė fundmė, por
sekret e tė koduar.
Por le t'i lėmė fjalė e tepėrta, e tė
hyjmė nė thelb! Kam ndjesinė se ky
artikull nuk do tė fliste mbi rėnien e
kulturės franceze sikur tė mos kishte
mundėsinė tė fliste gjithashtu
pėr fatin e tė gjitha kulturave
dominuese, tė cilat, herėt e vonė,
janė tė detyruara ta shohin tė bjerė
kėtė dominim. Ky artikull nė tė
vėrtetė flet me vėrtetėsi pėr
Amerikėn dhe pėr atė qė do tė
ndodhė njė ditė, kur spanjishtja
dhe gjuha kineze, apo ndoshta
ndonjė tjetėr gjuhė aziatike, do t'i
heqė anglo-amerikanishtes statusin
e gjuhės formulė dhe atė tė
gjuhės universale. Franca ėshtė njė
metaforė pėr Amerikėn. Ashpėrsia
antifranceze nuk ėshtė tjetėr veē
njė formė paniku pėr tė mos zėnė
nė gojė njė term. Termin klasik.


Ēfarė shkruhej
nė artikullin
e “Time”


"Tė gjithė ata lisa tė prerė
nė pyllin e dendur tė kulturės
franceze, zor se
dėgjohen nga publiku
botėror"
"Franca vazhdon tė prodhojė
rreth 200 filma nė vit,
mė shumė se ēdo vend
tjetėr i Evropės. Por pjesa
dėrrmuese e filmave
francezė janė tė vakėt, me
buxhet tė ulėt e tė pėrshtatur
pėr tregun vendas.
Thuajse gjysma e biletave
tė kinemave franceze
shiten pėr llogari tė filmave
amerikanė"
"Nė Shtėpitė e ankandeve
nė Francė, shitjet e veprave
artistike zėnė vetėm
8% tė totalit tė pėrgjithshėm,
raporton Alen
Kemin, njė studiues nė
Universitetin francez
Marne-La-Vallée. Nė
Amerikė kjo shifėr ėshtė
50%, ndėrsa nė Britaninė
e Madhe 30%"
"Megjithėse industria
muzikore franceze regjistroi
njė shifėr shitjesh prej
1.7 miliardė dollarėsh
gjatė vitit qė shkoi, vetėm
pak artistė janė tė famshėm
jashtė kufijve tė vendit.
Shpejt: kujtoni emrin
e njė ylli francez popi qė
nuk ėshtė Xhoni Hollidei"
"Vetėm 20% e amerikanėve
mendojnė se kultura
ėshtė fushė nė tė
cilėn Franca shkėlqen,
shumė larg nga kuzhina"
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: