Armėt e zjarrit, shpikja dhe pėrdorimi
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Armėt e zjarrit, shpikja dhe pėrdorimi  (Lexuar 10061 here)
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« : 09/01/08, 05:05 »
0

Edhe pse baruti si lėndė me efekte tė djegies njihej qysh nė antikitet, u desh njė kohė e gjatė qė ai tė pėrsoset nė atė masė, sa tė fillojė tė pėrdoret pėr armė si lėndė shtytėse e predhave dhe projektileve. Nė fakt, historia e zhvillimit tė armėve tė zjarrit nė tė cilat baruti shfrytėzohet si lėndė shtytėse pėr hedhjen e predhave, ėshtė e lidhur me zhvillimin e teknologjisė sė pėrpunimit tė barutit. Sikur qė nuk dihet saktė koha dhe vendi kur ėshtė shpikur dhe ka filluar tė pėrdoret sė pari baruti, ashtu janė tė errėta edhe fillimet e historisė sė prodhimit dhe pėrdorimit tė armėve tė zjarrit.

Shumica e hulumtuesve janė tė mendimit se »njohuritė e para pėr barutin vijnė nga arabėt dhe Azia«.  Ka hulumtues, tė cilėt janė tė mendimit se baruti pėr herė tė parė ėshtė fituar nė Kinė, (qysh nė antikitet), ku ėshtė pėrdorur kryesisht si mjet ndezės, ndėrsa nė shekullin X, kinezėt e pėrdorin si mjet shtytės tė projektilėve raketorė. »Rreth viteve 1240, mongolėt e sollėn barutin nė Evropė. Asnjė historian i kryqėzatave nuk e pėrmend dhe nuk aludon pėr pėrdorimin e tij«.
Fatkeqėsisht, historisė sė njerėzimit nuk i ka mbetur ndonjė fakt i shkruar, i cili dėshmon qartė njė datė tė pėrafėrt, apo njė vend ku ka filluar tė prodhohet dhe tė pėrdoret baruti. Situatė e njėjtė ėshtė edhe me armėt, pėr tė cilat ka vetėm shėnime tė pėrafėrta pėr llojin dhe vendin ku kanė filluar tė pėrdoren. Armėt e zjarrit dhe baruti pėr qėllime ushtarake duhet tė jenė pėrdorur mė herėt se sa historianėt qė kanė arritur t’i identifikojnė. Nga shkaku se efektet e tyre nė luftė kanė qenė shumė tė kufizuara, historianėt dhe kronistėt, nuk i hetojnė ato fare dhe nuk i pėrmendin nė kronikat e tyre. Njė shkak tjetėr pse baruti dhe armėt qė e shfrytėzojnė atė nuk pėrmendet mė herėt ėshtė se kushtet teknike nuk e kanė lejuar prodhim nė sasi tė mėdha. Prodhimi i tyre ka qenė kryesisht artizanal dhe kjo e ka kufizuar mundėsinė e shpėrndarjes sė tyre nė masė tė madhe dhe kjo ka bėrė qė ato tė mos jenė tė njohura sa duhet pėr opinionin e kohės dhe tė mos shėnohen nė analet historike.


Nė Evropė, njohuritė e para tė shkruara pėr barutin i shohim rreth vitit 1300, nė njė udhėzim pėr pėrdorimin e barutit tė shkruar nga Grek Marko. Edhe pse shumė hulumtues janė tė mendimit se hedhja e predhave nga arma ku baruti ėshtė pėrdorur si lėndė shtytėse ėshtė bėrė nga evropianėt, faktet provojnė se kjo ėshtė bėrė nga arabėt nė shekullin XII dhe atė me njė lloj arme tė quajtur Madfa, e cila ka qenė e pėrbėrė nga druri, nė formėn e njė tyte tė shkurtėr me dorezė dhe qė ka hedhur predha nė madhėsinė e kokrrės sė arrės.
Kėtė konstatim e pėrforcon edhe mė tepėr fakti se rreth vitit 1280, Hasan-ur Remmah, nga Siria ka shkruar njė punim me titull: »Shkathtėsia e kalėrimit dhe ushtrimeve ushtarake« (El-Furusijjetu-vel- Merasib-ul-Harbijje), nė tė cilėn pėrmendet pėrzierja e shalitrės. »Pėrpos kėsaj, nė kėtė punim ka udhėzime pėr pėrdorimin e mjeteve piroteknike, tė cilat janė tė pėrafėrta me ato tė pėrmendura nga Grek Marko«.  Ndoshta kjo mjafton pėr t’i dhėnė pėrparėsi idesė se arabėt para evropianėve i kanė njohur vetitė e barutit dhe atė e kanė shfrytėzuar pėr qėllime ushtarake. Sido qė tė jetė, efektet e vėrteta tė armėve tė zjarrit filluan tė ndihen shumė vonė (shek. XIV), nga ajo qė supozohet se kur ka filluar tė njihet baruti.
Edhe pas fillimit tė pėrdorimit tė armėve tė zjarrit nė luftė, ato nė fillim nuk kishin efekte tė mėdha shkatėrruese. Efekti i tyre mė tepėr ishte psikologjik. Pėr vet faktin se ato pėr pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė ishin tė panjohura, pamja e tyre nė fushėbetejė, si dhe zhurma e madhe qė shkaktonin ato pas aktivizimit, mund tė shkaktonte efekte pozitive psikologjike te pala qė i dispononte, ndėrsa frikė dhe panik te pala qė nuk i dispononte. Kėto efekte ishin momentale, ngase shumė shpejtė identifikoheshin efektet e vėrteta tė kėtyre armėve, prandaj nuk mund tė llogaritej qė mbi bazė tė tyre tė realizoheshin veprime taktike tė efektshme. Efektet e tyre goditėse, si pėr nga largėsia ashtu edhe pėr nga forca, nuk dallonin shumė nga katapultat dhe mjetet e tjera hedhėse tė kohės.
Kjo ishte pėr faktin se ende nuk ishin gjetur zgjidhje adekuate teknike, nė ndėrtimin e pjesėve kryesore tė armėve dhe predhave tė tyre. Teknologjia e pėrpunimit tė tytės sė armėve ishte shumė e thjeshtė dhe e pamundėsonte shfrytėzimin e tėrė energjisė qė lironte baruti pas aktivizimit. Po ashtu, predhat qė i shfrytėzonin armėt e zjarrit, fillimisht ishin nga guri. Atyre
nuk mund t’u jepej forma e pėrshtatshme, e cila do tė mundėsonte shfrytėzimin e tėrė energjisė sė liruar nga baruti i ndezur nė tytė, por edhe lėvizje tė rregullt drejt cakut nė pėrputhje me ligjet e aerodinamikės.


Predhat prej guri me formė sferike i shfrytėzonin edhe katapultat dhe mjetet tjera hedhėse. Efekti i predhės nė objektiv ishte vetėm goditės, ēka sa i pėrket forcės, nuk dallonte shumė nga ai i mjeteve tė tjera hedhėse. Sa i pėrket gradimit dhe shpejtėsisė sė qitjes, po ashtu ishte i pėrafėrt me mjetet hedhėse. Pėrkundėr kėtyre mangėsive, qysh atėherė u vėrejtėn cilėsitė e barutit dhe njeriu nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet pėr ta pėrsosur atė sė bashku me armėt, tė cilat e shfrytėzonin.


Niveli i zhvillimit teknik tė kohės dhe kėrkesat taktike tė luftimit, kushtėzuan qė zhvillimi i armėve tė zjarrit sė pari tė pėrqendrohet nė armė artilerie e pastaj nė armė tė dorės. Fillimisht ato kishin konstruksion tė thjeshtė. Pėrbėheshin nga tyta metali tė pėrforcuar pėr pjesėn e drunjtė, e cila njėkohėsisht shėrbente pėr mbajtje. Aktivizimi i tyre, i cili zakonisht bėhej pėrmes ndezjes, ishte i thjeshtė.


Zhvillimi historik i artilerisė ėshtė i lidhur ngushtė me zhvillimet e pėrgjithshme tekniko-shkencore, veēanėrisht me teknologjinė e pėrpunimit tė metalit dhe atė tė barutit. Meqė efekti i armėve tė zjarrit nė pėrgjithėsi varet nga mėnyra e pėrpunimit tė tytės dhe llojit tė predhės, gjatė zhvillimit historik tė artilerisė, vetitė dhe karakteristikat e armėve artilerike kryesisht kanė ndryshuar varėsisht se si ėshtė punuar tyta dhe ēfarė predhe kanė pėrdorur. Nisur nga kėta dy elementė kryesorė karakteristikė pėr armėt artilerike, zhvillimi historik i tyre kap
periudhėn kohore nga shekulli XIV deri nė shekullin XIX, nė tė cilėn zhvillohet artileria me tytė tė lėmuar, ndėrsa nga shekulli XIX e deri nė ditėt e sotme, artileria me tytė me vjaska. Sa i pėrket predhave, ato nga shekulli XIV deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV, ishin tė plota dhe tė bėra nga guri a metali, ndėrsa forma e tyre ishte sferike. Me to mund tė realizoheshin vetėm efekte goditėse nė objektiv. Nga gjysma e dytė e shekullit XV, pėr armėt artilerike fillojnė tė pėrdoren predha shpėrthyese.


Nė fillim ato kishin formė sferike dhe ishin tė bėra nga metali. Nė tė vendosej fitili, i cili nė momentin e aktivizimit tė mbushjes primare tė barutit ndizej dhe derisa mbėrrinte predha nė objektiv, ai inicionte mbushjen e barutit brenda predhės me ēka realizohej eksplodimi. Kjo formė ishte e thjeshtė pasi mund tė ndodhte qė predha nganjėherė tė eksplodonte para se tė atakonte objektivin, apo tė mos eksplodonte edhe pėr njė kohė pasi tė atakonte atė. Kjo varej nga fitili iniciues, gjatėsia e tė cilit duhej t’i korrespondonte kohės sė udhėtimit tė predhės. Qė nga kjo kohė e deri nė ditėt e sotme, predhave tė artilerisė (granatave), nė mėnyrė tė vazhdueshme u ėshtė pėrsosur mekanizmi pėr aktivizimin e tyre nė momentin e atakimit tė objektivit.




 










      
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 09/01/08, 05:05 »
0

Armėt e para tė zjarrit


Nė shekullin XIV, teknologjia e pėrpunimit tė metaleve ishte e nivelit tė ulėt pėr tė konstruktuar konstruksione precize, tė cilat do tė ishin nė gjendje pėr ta pėrballuar presionin e fuqishėm, tė cilin e bėn baruti pas aktivizimit. Prandaj, edhe armėt e zjarrit, fillimisht bėheshin nė pėrmasa tė mėdha, gjė qė ishte e pamundur qė ato tė pėrdoreshin individualisht. Meqė nė kėtė kohė, nė pjesė mė tė madhe, luftimet zhvilloheshin nėn muret e kėshtjellave, ishte shtuar tej mase nevoja pėr mjete, tė cilat do tė pėrdoreshin pėr ēarjen e mureve tė kėshtjellave, apo pėr shkatėrrimin e mjeteve rrethuese tė kėshtjellave. Tė dhėnat historike janė tė mangėta sa i pėrket asaj se cilat lloje tė armėve tė zjarrit janė prodhuar pėr herė tė
parė, nė cilin vend dhe kur janė prodhuar. Sipas tė dhėnave historike duket se italianėt duhet tė jetė tė parėt, tė cilėt filluan tė prodhojnė armė artilerie tė zjarrit. »Lajmi i parė i besueshėm pėr armėt artilerike tė zjarrit, nė tė cilat baruti ishte forcė shtyse pėr hedhjen e predhės vjen
tek nė vitin 1326 nga Firencja, ndėrsa nė luftė me siguri ėshtė pėrdorur te Ēividela nė vitin 1331«.
Llojet e para tė armėve tė zjarrit tė pėrdorura pėr qėllime ushtarake, janė bombardat apo lumbardat, siē i quanin raguzianėt, si dhe mortajat e llojeve tė ndryshme. Mortajat, kishin tytė tė shkurtėr dhe kalibėr tė madh. Trajektorja e fluturimit tė predhės deri nė cak ishte parabolike. Ata pėrdoreshin pėr goditjen e caqeve nė thellėsi. Predhat e tyre ishin sferike
tė bėra nga guri (gjyle). Tyta nga brenda ishte e lėmuar. Nė pjesėn e parė ishte e gjerė dhe shkonte duke u ngushtuar nė pjesėn e fundit, ku vendosej mbushja e barutit. Mbushja me barut dhe vendosja e predhės bėhej nga pjesa e pėrparme. Pėr shkak tė tytės dhe predhės joadekuate pas aktivizimit tė barutit, njė pjesė e energjisė harxhohej duke kaluar pėrmes predhės dhe murit tė brendshėm tė tytės dhe kėshtu predha nga tyta nuk fluturonte me tėrė potencialin qė krijonte mbushja e barutit. Kjo bėnte qė largėsia e arritur dhe forca goditėse nė objektiv, tė mos ishin tė nivelit tė kėnaqshėm.


Raguzasit mė 1378 prodhonin dhe nė luftė pėrdornin armėt e thjeshta tė zjarrit, tė cilat i quanin »Lumbarda« .  Meqė nė sllavishte kjo fjalė nuk ka ndonjė kuptim, ajo duhet tė jetė fjalė me prejardhje nga shqipja, me tė cilėn janė emėrtuar bombardat raguziane. (Lumbardhė, shqiptimi sllav lumbarda, pėr shkak tė shkronjės dh,) Sipas profesor Ēabej, etimologjia e fjalės lumbardhė rrjedh nga shqipja dhe ėshtė formėsuar nga »lug luk, lumbardhė (qė do tė thotė) bombė« . Pėrcaktimi i profesorit tė nderuar se me kėtė fjalė emėrtohen bombat, mė tepėr duhet tė jetė rastėsi. Ai, kėtė fjalė e pėrmend nė kuadėr tė disa fjalėve, tė cilat janė pėrdorur »nėpėr veprat e autorėve tė moēėm tė Veriut, nėpėr ligjėrime tė ndryshme tė Veriut e tė Jugut«.  Sigurisht, autori i »moēėm« qė e ka pėrdorur kėtė fjalė, vetėm ka lėnė tė kuptojė se fjala ėshtė pėr armė zjarri, kurse detaje rreth saj nuk ka dhėnė. Se emėrtimi i bombardės nga shqiptarėt lumbardhė ka kuptim, kėtė mė sė miri e pėrcakton trajta e parė lug,  nga e cila sipas profesor Ēabej ka dalė emri Lumbardhė. Vetė fjala »lug« nė shqip ka kuptimin edhe tė njė »hapėsirė (e) a vrimė (e) (tė) madhe pėr sė gjati e njė sendi, nėpėr tė cilėn kalon diēka. Lugu i oxhakut«  ku nė fakt, forma e lumbardhės nuk ishte gjė tjetėr vetėm njė lug nėpėr tė cilin kalonte predha.
Nėse emėrtimi i kėsaj arme ėshtė bėrė me njė emėr shqip, atėherė kush duhet tė jetė konstruktori apo prodhuesi? Prania e shqiptarėve nė hapėsirat ballkanike e mė gjerė nė kėtė kohė nuk kontestohet. Gjatė mesjetės sė hershme, pas depėrtimit sllav nė trojet ilire, procesi i asimilimit tė tėrėsishėm tė tyre ka pėrfunduar shumė vonė. Prania e etnosit tė tyre, kulturės, traditės dhe gjuhės hetohet edhe sot nė hapėsirat ku ata kanė jetuar, posaēėrisht nė viset dalmate. Ilirėt, apo pasardhėsit e tyre shqiptarėt, nė sajė tė atėsive tė tyre ishin tė inkuadruar nė jetėn shoqėrore tė shumė shteteve dhe perandorive tė kohės. Kur flasim pėr periudhėn qė po trajtojmė (shek. XIV), ata i gjejmė si burrėshtetas, ushtarakė tė lartė, priftėrinj tė rangjeve tė larta, arkitektė, tregtarė, mjeshtėr tė zejeve tė ndryshme nėpėr shumė qendra tė mėdha tė kohės, duke filluar qė nga Perandoria Bizantine, Osmane, shtetet italiane Venedik dhe Firence, si dhe nė Raguzė. Po sipas profesor Ēabej, i cili mbėshtetet nė njė dokument raguzian tė vitit 1285, shihet se edhe gjuha shqipe deri vonė ishte prezent nė hapėsirat dalmate. Nė dokumentin nė fjalė thuhet: »Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe« (audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albaneska).  Prandaj, mbi bazė tė kėsaj, edhe pse Lumbardha pėrmendet 93 vjet pas kėtij dokumenti, do besuar se konstruktori i saj ėshtė njė shqiptar anonim dhe se pėr shkaqe tė panjohura emri i tij nuk ka arritur deri nė ditėt tona.


        Lumbardhat, paraardhėset e topave, dalloheshin nga mortajat nė konstruksion, si dhe nė mėnyrėn e pėrdorimit. Tyta e tyre bėhej nga shiritat metalikė tė salduar pėr sė gjati, ndėrsa mbi ta pėr pėrforcim vendoseshin unaza metalike. Unazat vendoseshin vende-vende, ose me to mbėshtillej tėrė trupi i tytės. Tyta ishte mė e gjatė se e mortajave dhe nga brenda kishte formė cilindrike. Mbushja bėhej nga pjesa e prapme nė mėnyrė shumė tė thjeshtė. Nė fund tė tytės ishte i konstruktuar kapaku, i cili hapej pėr t’u vendosur gjylja nga guri dhe mbushja e barutit. Pas kėsaj, kapaku shtrėngohej me vida, ndėrsa ndezja iniciohej pėrmes njė vrime nėpėrmjet njė thupre metalike tė nxehtė (zhigut), ndėrsa mė vonė pėrmes fitilit. Kjo mėnyrė e mbushjes merrte shumė kohė dhe pėr kėtė shkak pėrmes lumbardhave brenda ditės, kishte mundėsi tė realizoheshin tre deri nė katėr qitje.
Konstruksioni i lumbardhės ishte i tillė dhe mundėsonte fluturim tė predhės nga tyta me njė trajektore mė tė drejtė, prandaj ato shfrytėzoheshin pėr goditje direkte tė objektivit. Ndėr lumbardhat mė tė njohura nė Evropė ishin Duille Grete nga qyteti belg Gent dhe Krimhilda nga Nynbergu i Gjermanisė.
Lumbardha belge ėshtė ndėrtuar nė vitin 1382 dhe ka peshuar 15 t. Tyta ishte e kalibrit 840 mm. dhe e gjatė 5.5 m. gjylja e saj ka peshuar 270 kg. ndėrsa lumbardha gjermane ishte mė e vogėl dhe ajo ka peshuar 2.800 kg.
Pėrveē gjatė rrethimeve tė kėshtjellave, lumbardhat fillojnė tė pėrdoren edhe nė anije. Ka fakte tė cilat dėshmojnė sė armėt artilerike (lumbardhat) nga anija, pėr herė tė parė janė pėrdorur nė Detin Mesdhe mė 1333 nė luftėn midis beut tė Tunizisė dhe mbretit tė Mavarisė nga Sevilja. »Nė luftėn te Arnemojda (1338), anija angleze Christopher, tė cilėn e zunė francezėt ka qenė e armatosur me tri armė artilerike tė bėra prej hekuri«.   Pėrkundėr faktit se kėto armė pėr shkaqe teknike nuk ishin efikase sa kėrkohej, ato filluan tė pėrhapen nė tė gjitha vendet ku kishte mbėrritur civilizimi njerėzor.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 09/01/08, 05:05 »
0

Topat janė ndėr armėt artilerike, aplikimi i tė cilėve vazhdon edhe sot.
Ata dalloheshin nga lumbardhat nė konstruksion dhe punoheshin pėrmes teknologjisė sė derdhjes sė metalit, si dhe nuk kishin hapėsirė pėr mbushje nga pjesa e prapme, por mbusheshin nga gryka. Edhe pse mendohet qė sė pari ata u prodhuan dhe pėrdoren nė Perėndim nga fundi i shekullit XIV, ka tė dhėna se ata i prodhuan dhe i pėrdorėn nė luftė tė parėt osmanlinjtė nė Betejėn e Kosovės mė 1389. Roli i tyre nė kėtė betejė nuk ka qenė i madh dhe nuk ka ndikuar nė epilogun e saj dhe shumė kronistė tė kohės pėrdorimin e tyre nuk e hetojnė fare. Njė dėshmi tė besueshme se ushtria osmane ka pasur me vete topa nė kėtė betejė e ka lėnė tė shkruar kronisti, Mehmet Neshir.
Ai, nė kronikėn e tij kur e pėrshkruan radhitjen e ushtrisė osmane thotė:
»Topxhi Hajdari (u vendos) nė qendėr, ky ishte mjeshtėr i pėrsosur i goditjeve me topa«.  Pėr shkak se kjo betejė ėshtė zhvilluar nė fushė tė hapur, dhe pėr shkak se nė kėtė fazė armėt artilerike shfrytėzonin predha tė plota, efekti i tyre nuk ka mundur tė jetė i madh dhe nuk ka ndikuar nė epilogun e saj.
Pas Betejės sė Kosovės, osmanlinjtė i pėrsosėn topat nė vazhdimėsi dhe gjatė rrethimit tė Kostandinopojės mė 1422, ata pėrdorėn topa tė mėdhenj, por edhe kėsaj radhe ata nuk kishin ndonjė efekt tė madh. Gjatė ekspeditės kundėr Shqipėrisė mė 1450, ushtria turke nė rrethim tė kryeqendrės sė atėhershme shqiptare Krujės, kishte pėrdorur topa. »Nė njė akt raguzjan tė atyre muajve, thuhet ndėr tė tjera: Pasi i nguli shatorret pėrkundrejt qytetit nė fjalė (Krujės) sulltani (Murati i Dytė) dha urdhėr qė nga metali, tė cilin e kishte sjellur me vete tė derdheshin dy topa, mė i madhi i tė cilėve, ashtu siē na tregojnė tė dhėna tė vėrteta, hidhte gurin prej katėrqind librash (afėrsisht dyqind kilogram)«.  Pėr pėrdorimin e topave nė kėtė betejė, dėshmojnė edhe kronikat osmane tė cilat e pėrshkruajnė kėtė fushatė tė Sulltan Muratit tė Dytė. Nė njė kronikė anonime osmane thuhet:
»Ata goditėn Krujėn me topa dhe e shndėrruan nė varrezė«.  Ndėrkaq, kronisti Kemal Pashazade thotė se: »Ata (turqit) vendosėn topa me qėllim qė t’i shembnin nė disa vende muret rrethuese«.  Operacionet pėr pushtimin e Krujės zgjatėn nga 14 maji deri mė 26 tetor tė vitit 1450. Efekti i topave gjatė kėsaj lufte nuk ishte vendimtar. Pas goditjeve tė shumta u arrit tė shkatėrrohej vetėm porta kryesore e kėshtjellės, por kėshtjella mbeti e papushtuar.
Nė betejėn pėr pushtimin e Kostandinopojės e zhvilluar mė 1453, topat kishin rol vendimtar. Bizantologu, G. Ostrogorski duke iu referuar njė greku, i cili si duket e kishte pėrcjellė nga afėr Betejėn pėr Kostandinopojėn, thotė se »topat vendosėn gjithēka« . Pėr shkak tė
fortifikimit tė fortė qė kishte qyteti i Kostandinopojės dhe pėr shkak tė pozitės gjeografike, e cila i mundėsonte qė pėr nevoja mbrojtėse tė angazhohej edhe flota detare, shumė pushtues nuk ia kishin dalė ta pushtojnė atė edhe pse nėn muret e tij kishin sjellur ushtri shumė tė fortė.
Plani i ushtrisė osmane pėr pushtimin e Kostandinopojės ishte bazuar kryesisht mbi efektet, qė do tė shkaktonte artileria nė muret mbrojtėse tė qytetit. Duke u mbėshtetur nė kėtė, turqit kishin sjellė me vete »rreth 60 topa tė madhėsive tė ndryshme«,  ndėrsa nė afėrsi tė qytetit kishin derdhur njė top pėrmasash gjigante, tė cilin e kishte konstruktuar »hungarezi
Urban«.   Pėr ta pozicionuar atė, deri te vendi i pėrshtatshėm, »u desh tė ndėrtohet njė rrugė e tė shtrohej trualli pėr ta lėvizur pėrpara kėtė armė, qė e tėrhiqnin 60 qe, ndėrkohė qė 200 burra e shtynin nga tė dyja anėt«.  Kjo luftė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė historike pėr dy arsye. Sė pari shėnon fundin e Perandorisė Bizantine, e cila gati pėr dhjetė shekuj kishte qenė fuqia kryesore politike, ekonomike dhe ushtarake e qytetėrimit tė mesjetės dhe sė dyti, rėndėsia nė aspektin ushtarak ėshtė se kjo ėshtė beteja e parė nė histori ku ėshtė pėrdorur masivisht artileria (topat), mbi bazėn e sė cilės ėshtė varur epilogu i luftės. Topat u pėrdorėn edhe nga
ushtria bizantine, por ata ishin tė kalibrit tė vogėl dhe nė sasi tė pamjaftueshme pėr tė ndalur hovin e sulmeve tė pareshtura tė ushtrisė osmane. »Topi i madh turk i pėrdorur nga artiljerė tė shkėlqyeshėm i drejtuar me shumė saktėsi, godiste me predhat e tij tė stėrmėdha copa muri
qė mė nė fund rrėzoheshin«.  Nė sajė tė efekteve tė topave, mė 29 maj tė vitit 1453, turqit ndėrmorėn sulm tė pėrgjithshėm duke i kaluar muret deri atėherė tė pakalueshėm tė qytetit dhe me kėtė rast i japin fund sė ekzistuarit tė perandorisė shekullore. Gjithashtu »topat nė anije luftarake, po ashtu u pėrdorėn pėr tė parėn herė nga ushtria osmane, nė kohėn e sulltan Mehmetit II Pushtuesit (1451-1481), sidomos gjatė pushtimit tė Kostandinopojės«.
Pėrdorim masiv tė artilerisė gjatė shekullit XV, ushtria osmane kishte bėrė gjatė rrethimit tė Shkodrės mė 1478. Turqit nėn muret e Shkodrės kishin derdhur 11 topa tė mėdhenj. Njėri nga ata mund tė hidhte gjyle guri tė rėndė deri nė 600 kilogram.”predha (e tij) e kishte rrethin nandė pėllambė”.
  Kjo betejė ėshtė e rėndėsishme edhe pėr faktin se pėr herė tė parė turqit kanė pėrdorur njė mortajė. Prifti shqiptar, Marin Barleti i cili ishte pjesėmarrės i kėsaj beteje e pėrshkruan nė mėnyrė autentike kėtė lloj arme. Ai thotė: kėtė lloj topi mund ta quajmė ma fort njė farė mortaje, sepse asht e gjanė dhe e shkurtėn, me zgavėr tė thellė me grykė tė drejtume nalt dhe me bisht tė ngulun nė dhe edhe lėshon nji shungullimė, ose nji ushtimė tamam si gjamė deti me stuhi.  Se sa turqit e kishin pėrsosur artilerinė e tyre, flet fakti se ata gjatė kėsaj beteje kishin organizuar njėsi tė posaēme pėr korrektimin e zjarrit tė artilerisė. Nė kuadėr tė kėsaj pėr t’ua lehtėsuar punėn kėtyre njėsive, ata kishin ndėrtuar disa kulla tė larta nga druri nga ku vėzhgohej mė qartė kėshtjella dhe pozicionet mbrojtėse tė ushtrisė shkodrane, e cila goditej pamėshirshėm me artileri.
Nė planin taktik, nė kėtė betejė artileria shfrytėzohej pėr goditje direkte me qėllim tė shkatėrrimit tė fortifikimeve kundėrshtare dhe pėr goditje nė thellėsi, me qėllim tė shkatėrrimit tė bazės logjistike tė armikut. Ėshtė interesant fakti se nė kėtė betejė pėr herė tė parė hetohet tendenca e bashkėveprimit midis artilerisė dhe kėmbėsorisė. Pėr shkak se armėt artilerike ende nuk kishin mekanizėm adekuat tė gradimit vertikal dhe tė atij horizontal, nė disa raste duke dashur tė bashkėveprojė me kėmbėsorinė, artileria i goditi edhe forcat vetjake. Ndonėse mortaja dhe topat e pėrdorur nga ushtria osmane nė kėtė betejė ishin bėrė nga metali i bronzit, pėrdorimi masiv i tyre flet pėr njė pėrsosje tė madhe tė teknologjisė sė pėrpunimit tė metaleve. Tė gjitha armėt u rezistonin qitjeve tė shumta dhe as M. Barleti, as kronistėt osmanė nuk pėrmendin ndonjė defekt nė topa si pasojė e tė shtėnave tė shpeshta. Mė 11 korrik, 1478 kur turqit instalojnė komplet artilerinė e rėndė prej 11 grykėsh, kishin arritur qė kalanė e Shkodrės dhe pozicionet e mbrojtėsve tė saj, t’i godasin me »187 predha«. 
Se turqit e kishin pėrsosur tej mase artilerinė nė raport me evropianėt, flet edhe e dhėna se nė betejėn kundėr austriakėve e zhvilluar mė 1593 afėr Sisakut (Kroaci), »turqit kishin pėrdorur 11 gryka artilerie, ndėrsa austriakėt asnjė«.
Nė shekullin XIV, filluan tė pėrdoren edhe lloje tė tjera tė armėve tė zjarrit. Ndonėse tė thjeshta dhe jo efektive sa duhet, ato krijuan njė bazė tė mirė pėr pėrsosje dhe pėrdorim tė mėtejmė. Ka tė dhėna se venedikasit nė luftė kundėr hungarezėve mė 1378 te Zara kanė pėrdorur lloje tė ndryshme tė bombave tė thjeshta tė dorės, ndėrsa konstruktimin e parė tė bombės sė dorės e bėri Sigismondu Malatesti nga Roma, i cili mė 1433 e mbushi me barut tė zi njė sferė metalike dhe ia vuri fitilin pėr ndezje. Qė nga kjo kohė, pėrpos qė bombat hidheshin me dorė, ato filluan tė hidhen edhe me armė artilerike.
Kjo bėri qė artileria tė rriste efikasitetin e vet kundėr kėmbėsorisė, pasi predhat shpėrthyese ishin shumė mė efikase se ato tė plota (gjylet). Qė nga shekulli XVI, tė gjitha predhat shpėrthyese, tė cilat hidheshin nga armėt artilerike, marrin emrin granatė.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: