Seksi perfekt është një temë shumë e prekur dhe e diskutuar gjerësisht. Shumë prej jush kanë mundur të mësojnë edhe nga përvojat e shokëve dhe shoqeve me më shumë përvojë në këtë drejtim, disa të tjerë edhe gjatë navigimit në internet, ku materiale të tilla nuk mungojnë. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla të vlefshme, që do t’ju ndihmojnë për të arritur të keni një seks perfekt të vlefshëm për çdo lloj marrëdhënieje.
1. Seksi i mirë arrihet atëherë kur ai është i planifikuar. Në fakt deri tani ka dominuar mendimi i kundërt, pra seksi spontan është më i arrirë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Një seks i planifikuar nënkupton një përgatitje që fillon që me procedurat e depilimit e deri te kujdesi për veshjet intime që veshim. Një tjetër arsye e fortë është edhe ajo që rëndom quhet “pritja seksuale”, një moment ky që te femrat veçanërisht bën të rritet së tepërmi dëshira.
2. Seksi i mirë është kur ai është frekuent. Kjo është e vërtetë, veçanërisht te meshkujt. Te femrat, nëse ato nuk janë në gjendje të mirë humori, kjo do të thotë njëkohësisht mungesë eksitimi, që shoqërohet me një ndjenjë faji përballë partnerëve të tyre. Në këtë rast, nuk duhet të flasim për një seks nga ata që na bëjnë të çmendemi, por për një tjetër lloj marrëdhënieje, që specialistët e quajnë “seks mirëmbajtës”, i cili jo rrallë rezulton të jetë shumë funksional dhe i arrirë. Frekuenca e marrëdhënieve seksuale do të bëjë të mundur që partnerët, jo vetëm të argëtohen dhe kënaqin pasionin, por të përforcojnë edhe më shumë lidhjen shpirtërore dhe emotive mes tyre, duke çuar njëkohësisht edhe në uljen e nivelit të stresit.
3. Seksi i mirë kërkon bashkëpunim. Dhe nuk është fjala këtu për një komunikim thjesht verbal mes dy partnerëve. Kjo në radhë të parë do të thotë që të jeni të lirë të transmetoni te partneri juaj, dëshirat dhe pritshmëritë tuaja në shtrat. Mos besoni dhe shpresoni tek aftësia e partnerit për të lexuar në mendjen tuaj. Kjo është e pamundur. Ndërkohë që ka shumë mënyra të tjera për t’i shprehur partnerit dëshirat dhe preferencat tuaja.
4. Seksi më i mirë është ai relaksues. Ka disa që mendojnë se seksi më i arrirë është gjatë të cilit performon në shumë pozicione, por provoni që ta arrini të fitoni sfidën dhe zgjasni kënaqësinë duke e marrë me qetësi, pse jo edhe duke mos lëvizur. Këshillohet që edhe pas mbarimit të aksionit, të mos shkoni menjëherë në dush, duke ndenjur në pozicionin e fundit sa më gjatë.
5. Seksi është më i mirë kur konceptohet si një çështje tërësisht private. Për t’u kuptuar, bëhet fjalë për disa këshilla, sipas së cilave, kënaqësia maksimale arrihet nëse të dy partnerët nuk shkëpusin shikimin ndaj njëri-tjetrit gjatë marrëdhënies, por në fakt, kënaqësia maksimale arrihet atëherë kur ajo, kënaqësia, përjetohet me sy të mbyllur. Gjithsesi, njerëzit janë të ndryshëm dhe secili ka mënyrën e tij të konsumimit të kënaqësisë; e rëndësishme është që secili të kuptojë dhe bëjë atë që i vjen për më mbarë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb