Në orën 13:30 pritet që në aeroportin e Romës të mbërrijë nga Sevillia Steven Nzonzi, mesfushori i cili në Rusi fitoi Botërorin me Francën.

Pas shumë diskutimesh, me dy ditët e fundit që ishin intensive, Roma ka konkretizuar marrëveshjen me klubin spanjoll të Sevillia-s që do të përfitojë 30 mln euro nga shitja e lojtarit.

Vetë 29-vjeçari do të fitojë 3 mln euro në sezon, me kontratën mes palëve që do të zgjasë për 4 vite. Lojtari ishte një dëshirë e madhe e drejtorit Monchi, njeriu që e zbuloi në vitin 2015, kur e mori nga Stoke.

Ai bëhet blerja e 12-të e Roma, pas Pastore, Kluivert, Santon, Olsen, Coric, Bianda, Cristante, Marcano, Fuzato, Mirante dhe Norbert Gyömbér.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb