TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për ish-zëvendës drejtorin e burgjeve, Iliaz Labin duke e dënuar me 3 vite burg.

Labi akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje. Po kështu Labit i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike.

Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Por pavarësisht pretencës, sipas prokurorisë Labi kishte fituar statusin e bashkëpunëtorit, dhe si i tillë, i pezullohet dënimi me burg. Por Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg.

Sipas hetimeve Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderat e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit. Më 11 maj Gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e Burgjeve Artur Zoto duke e dënuar me 5 vite burg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: