Starti i një trajneri në skuadër të re ka gjithmonë vështirësi. Terreni i panjohur, presioni i rezultateve, krahasimi me paraardhësin, mentaliteti i grupit në krahasim me atë individual apo edhe shumë të tjera që shërbejnë për ta vështirësuar ecurinë. Panuçi dhe Kombëtarja duket që po ecin së bashku të diskutuar nga shumëçka, por jo nga një raport ideal që duhet të ekzistojë brenda. Gjithçka ndodh brenda, kuptohet vetëm nga reagimet që bëjnë publikisht aktorët e përfshirë.

MESAZHET E KODUARA Niveli i profesionalizmit të futbollistëve kuqezi bën që secili të jetë i matur dhe secili të mos kalojë limitet. As edhe në rastin e Roshit që u zëvendësua pa shkak apo edhe për vetë presidentin e FSHFsë, që është punëdhënësja. Nga e gjithë situata e krijuar së fundmi, duket qartësisht se në adresë të trajnerit Panuçi, janë lëshuar një sërë mesazhesh dhe sinjalesh kuptimplota, nga njerëz me pushtet në Kombëtare. Më së pari, ishte vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, numri një i institucionit premtoi mbështetje për italianin, por me “një kusht”: Deri në shtator. “Në shtator pres që Kombëtarja të jetë ndryshe”. Në këtë rast, Liga e Kombeve shndërrohet në testin e fundit për vetë trajnerin dhe raportet e tij me Kombëtaren.

KAPITENËT ELSEID HYSAJ Lorik Cana e pasoi shiritin te Hysaj në ndeshjen e parë në Europian ndaj Zvicrës. Odise Roshi e mbajti shiritin në ndeshjen me Norvegjinë, si lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve si kuqezi në atë 11-she. Mavraj, për rolin e liderit në ekip, ka luajtur disa herë si kapiten i skuadrës. Të tre këto kanë dhënë gjithashtu sinjale dhe mesazhe, të cilat kanë nevojë të çkodohen nga trajneri gjatë kësaj periudhe, përpara se të startojë kompeticioni i ri zyrtar i UEFA-s.

odi-roshi

ODISE ROSHI Mesfushori me 50 ndeshje në Kombëtare është zëvendë- suar në tri ndeshjet e fundit nga trajneri, duke e lënë të luajë vetëm 45 minuta, por edhe më pak. Pas Kosovës, kur Panuçi e zëvendësoi në të 43-ën minutë, Roshi deklaroi: “Më vjen keq. Nuk e kuptoj trajnerin pse më zëvendëson. Është e dyta herë”.

2016-06-11t145417z-108658457-mt1aci14432605-rtrmadp-3-soccer-euro-alb-swi_1465734126-4832025

ELSEID HYSAJ Pas të njëjtës ndeshje, ishte Hysaj që dha gjithashtu një shenjë domethënëse: A kemi mjaftueshëm lojtarë dhe cilësi për t’iu përgjigjur të tilla skemave sulmuese? “Nuk e di, këtë duhet ta dijë trajneri”, u përgjigj mbrojtë- si i Napolit.

mergim-mavraj

MËRGIM MAVRAJ Së fundmi në kohë, deklarata e Mërgim Mavraj ishte e tillë prej një lojtari me shumë përvojë, me shumë eksperiencë personale dhe në Kombëtare si dhe me shumë peshë në ekip. “Duam të sulmojmë, por për këtë gjë duhet të kemi topin. Po e humbasim shumë lehtë. Kemi humbur linjën e mbrojtjes. Duam të bëjmë presim, por nuk po dimë… Me këtë situatë duhet të analizojmë mirë shumë gjëra”, u shpreh mbrojtësi pak ditë më parë. Në këto kushte, puna e trajnerit Panuçi duket se duhet të nisë me çkodimin e këtyre mesazheve dhe sinjaleve që i janë dhënë nga brenda.

http://www.panorama.com.al/sport/kombetarja-zien-nga-brenda-ja-mesazhet-e-koduara-per-panucin/

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: