Policia në Delvinë njofton se ka shpallur në kërkim 38-vjeçarin Bruni Gjoka.

I shpalluri në kërkim dyshohet se i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta.

Autobusi2
Autobusi2

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb