SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku rrufeja ka goditur 3 anëtarë të një familje, e për pasoje njeri prej tyre ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sukaj, Dajç gjatë kohës kur ata po punonin tokën.

“BalkanWeb” mëson se personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Tre personat kanë qenë në traktor duke punuar tokën kur janë goditur. Një grua 53 vjeçe nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa bashkëshorti i saj dhe një 50-vjeçar janë në spital.

Informacion paraprak
Me datë 17.07.2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj – Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L. 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N.V. rreth 60 vjeç, dhe C. L. rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: