SHENGJIN– Të paktën dy gra janë lënduar, pasi disa gurë janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë mbi një autobus me punëtorë të një fabrike në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Knallës. Dyshohet se gurët kanë rrëshqitur si pasojë e shirave gjatë natës. Nga shkëputja e gurëve nga mali të cilët ranë në autobusin me targa AA 971 JZ janë plagosur dy gra, njëra prej të cilave është dërguar në Tiranë dhe tjetra po merr mjekim në spitalin e Lezhës.

I gjithë aksi rrugor nuk është i mbuluar me rrjetë teli dhe mbetet një rrezik për të gjithë mjetet që kalojnë. Masivi i gurit që ka rënë mbi autobus, fatmirësisht nuk ka qenë nga maja e malit duke mos pasur shpejtësi të madhe. Kjo është arsyeja se pse është shmangur një tragjedi e përmasave më të mëdha.
gure lezhe
y6uh7jtygh
Njoftimi i policisë:
Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb