KORÇË-Një 31-vjeçar ka rënë në pranga pasi lëvizte me armë zjarri pa leje. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se Teodor Grazhdanit iu gjet një pistoletë me 7 fishekë.
Grazhdani, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj tij në lagjen nr. 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, që posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)
