TIRANE– Në një kohë kur opozita deklaron se Shqipëria ka ristrukturuar kufijtë me Greqinë, vjen reagimi nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Ky i fundit në një komunikatë për gazetarët tha se marrëveshja në fjalë nuk bën fjalë për ndryshim kufijsh, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare i ka qëndruar besnike vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullave të saj që përcakton ligji.

“Ka dezinformim nga PD dhe jo vetëm. Flitet për km katror det dhe për zona potencialisht naftëmbajtëse, gjoja për fshirje të nocionit të çështjes çame. Kam dëgjuar shumë të tulla gjatë kësaj periudhë dhe është e qartë që ka një tentativë të orkestruar. E kam thënë dhe herë të tjera, ne jemi të vendosur ta çojmë përpara axhendën me Greqinë. Në rastin e Shqipërisë ne kem një plus siç është Gjykata Kushtetuese, që ofron një ligj me rregulla se çfarë s’duhet bërë. Vendimi i Kushtetueses është një linjë e kuqe, dhe imponuese për ne. Por efekti i një Gjykatë nuk mund të ketë ndikim edhe në vendin tjetër. Nuk bëhet as për ristrukturim kufijsh apo rishkrim të kufijve. Janë të gjitha ligjet ndërkombëtare në funksion të kësaj çështje, me vendet fqinjë kemi marrëveshjet përkatëse për kufijtë, edhe me Greqinë duam të kopsitim të njëjtin proces. Në bazë të ligjin ne do t’i kërkojmë presidentit autorizimin për arritjen e kësaj marrëveshje. Siç ju kemi thënë negociatat nuk kanë përfunduar, jemi në proces bisedimesh. Nuk mund të them se do të përfundojë brenda dy javësh, pasi është një proces që do kohën e tij”, tha Bushati.
(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb