Pas lajmit të publikuar nga mediat e huaja se një e ve amerikane ishte mashtruar nga një person që person që në Facebook mbante foton e Flamur Gashit për t’i marrë para, ka reaguar vetë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Flamur Gashi. Për Gazetën Express në Kosovë ai tha se është njoftuar lidhur me një mashtrim që dikush ka bërë në Amerikë duke keqpërdorur fotografinë e tij. Ka thënë se do të shikojë mundësitë për të angazhuar edhe avokat për të zgjidhur këtë çështje.
Megjithatë, ai tha se është gëzuar që është zbuluar rasti në mënyrë që të mos ketë më mashtrime ndaj njerëzve të tjerë.

“Do të bisedoj me një avokat, mikun tim në Amerikë. Mbrëmë e kam marrë vesh. M’u duk pak absurde”, tha Gashi.

Siç raporton dailymail, një e ve nga Orlando ka humbur të gjitha kursimet e jetës së saj, pasi u mashtrua nga një person i cili përdorte fotografinë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Aktualisht Ambasador Gashi është Këshilltar per Çështjet e Rajonit, i Presidentit te Shqipërisë Ilir Meta, pas kthimit nga Bosnja ka qene për tri vite Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani

Daily Mail raportoi se Diane Amanda Standish, 65 vjeç, i dërgoi 270 mijë dollarë një personi që ajo mendoi se ishte një CEO gjerman i divorcuar që punonte në një projekt ndërtimi në Bakersfield të Kalifornisë.

Standish tha se ajo ra kokë e këmbë në dashuri me atë që ishte në të vërtetë Flamur Gashi, ish-ambasadorin shqiptar në Kosovë i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Standish tha se nuk i rezervohej kur personi që njohu me emrin Michael filloi t’i kërkonte para pak kohë pasi flisnin bashkë.

“Kurrë nuk mendoja se mund të dashurohesha me një person me të cilin flisja në telefon. Kam folur me shumë vetë që thoshin se ishin njohur ne eHarmony dhe Match,com dhe më pas ishin martuar, kështu që nuk kisha arsye të dyshoja” tha ajo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: