KOSOVE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në komunën e Shterpcës në Brezovicë të Kosovës. Meta ka vizituar fermat ku kultivohen mjedrat dhe thotë se Shterpca është një komunë model, pasi bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.

Statusi i plotë i presidentit Ilir Meta në Facebook:
Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: