Klauzola prej 100 milionë eurosh për lojtarin e Torinos, Andrea Beloti është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Kështu skuadra e Napolit ka shanse të mira për ta marrë lojtarin megjithatë përsëri Torino nuk kërkon pak, por plot 60 milionë euro.

Kështu skuadra e Karlo Ançelotit që ka nevojë vërtet për një sulmues ka dërguar një ofertë në klubin torinez. Roberto Ingelse dhe 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Italisë. Megjithatë në total kjo ofertë e napoletanëve shkon në 50 milionë euro pasi Ingelse vlen vetëm 20 milionë euro.

Duket se klubi i Torinos do të vazhdojë të insistojë te vlera 60 milionë kështu që Napoli do të duhet të ngrejë ofertën nëse do të dojë të sigurojë shërbimet e lojtarit./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: