Ku po i kalojnë liderët kryesorë të Kosovës këto ditë të nxehta vere?
Shumë e nxehtë ishte kjo verë për Hashim Thaçin. Ideja e presidentit kosovar për korrigjim kufijsh me Serbinë ngriti temperaturat për shumkë nga qytetarët e thjeshtë e deri te liderë partish vendor e të huaj.

Pasi e nxiti gjithë këtë zheg politik Thaçi e kuptoi se ka nevojë për pak freski.
Ai në fundjavë u pa në plazhin e Shëngjinit në shoqëri të Behgjet Pacollit. Ky i fundit ditë më parë u pa teksa shijon bukuritë e bregdetit kroat për të vazhduar të hënën me Vlorën.

Vapën e këtyre ditëve të gushtit nuk e duroi dot në Kosovë as kryeministri Ramush Haradinaj. Ai i shoqëruar nga bashkëshortja Anita Haradinaj notoi e u freskua në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Pavarësisht kësaj Haradinaj su mjaftua vetëm me plazh pasi pasi komentet për pandryshueshmërinë e kufirit nuk i la anash.

Komentet jo por deti i mungoi Kadri Veselit sivjet. Ai sipas zyrës së tij për informim nuk ka qenë e as s’e ka ndërmend të shkojë për pushime këtë verë, shkruan Klan Kosova. Por nga ky institucion thanë se shefi i PDK-së po viziton bjeshkët e Kosovës thuajse çdo fundjavë.

Pushim sivjet nuk ka pasur as për Shpend Ahmetin, kryetar i Prishtinës dhe PSD-së. Zëdhënësi Adonis Tahiri tha se shefi i tij ka shumë punë në kryeqytet por edhe në partinë e re.

Ndërkohë ish-shefi i tij në Vetëvendosje Albin Kurti tashmë ka përfunduar pushimet. Në parti thanë se ai qëndroi gjashtë ditë në Ulqin me familje.
Ndërkohë e pamundur ishte të mësohej nëse lideri i LDK-së Isa Mustafa ishte ose do të shkojë diku për pushime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb