Rusia çeli siparin e Kampionatit Botëror 2018 në Luzhniki Stadium. Eventi më i ndjekur sportiv nis pikërisht në Moskë me dy këngë të Robie Williams e më pas me fjalën e “fenomenit” të futbollit braziliani Ronaldo.
Pas një sonate të Çajkovskit, fusha e blertë u bë gati për performancën hyrëse me motive ruse.
Fjalët “Dashuri” e “Paqe” ishin pjesë e ceremonisë madhështore të zhvilluar në stadiumin Luzhniki.
Performuesit me flamujt e të gjithë vendeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion parakaluan mbi tapetin e blertë.
Ishte portieri i Portos, Iker Casillas që solli trofeun e Kupës së Botës në fushë.
Pas festimeve, fjalën e mori Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e më pas Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino
BalkanWeb