Në përfundim të takimit së fituar kundër Skënderbeut, trajneri i Kukësit, Pacult, për mediat ka deklaruar se sot skuadra e tij luajti një ndeshje shumë të mirë.

I ngacmuar nga gazetarët për shtyrjen e festës së Skënderbeut për titullin kampion Pacult është treguar shumë diplomat, duke uruar Dajën dhe krejt klubin korçar për këtë sukses qe me 95% të mundësive do ta arrijnë në javët në vijim.

Duket se ia arritët qëllimit për t’i prishur festën Skënderbeut…

Edhe njëherë shfrytëzoj rastin të uroj trajnerin Daja, presidentin dhe gjithë ekipin, për titullin që kanë fituar, edhe pse sot nuk mbaroj matematikisht. Komplimentoj ekipin tim që bëri një ndeshje të mirë kundër një ekipi të fuqishëm si Skënderbeu. Nuk do isha i kënaqur para ndeshjes me barazimin. Arritëm të fitonim ndeshjen dhe bëmë një lojë shumë të mirë.

Për zëvendësimin e Kalesë…

Zëvendësimi i Kalesë erdhi për arsye taktike. Në 2-3 momente nuk bëri ashtu siç desha unë. Nuk ishte në formën e tij më të mirë. Ndaj bëra një zëvendësim taktik në pjesën e parë…

Një koment për rastin e minutës së 12-të ku pretendohet për 11-metërsh?

Nuk është që kam dëshirë të flas për arbitrat. Është hera e dytë pas një ndeshje në Laç që nuk na u dha një penallti. Sot ishte shumë afër arbitri, nuk e kuptova pse nuk u dha penalltia. Nuk e dinim se do të shkonte ndeshja, të paktën arritëm të shënonim në fund dhe të fitonim ndeshjen. Fitore e merituar.

Krahasimi i arbitrave shqiptar me ata ku ke punuar…

Nuk është që dua të flas dhe të bëj krahasime. Në të gjitha vendet bëhen gabimet dhe nuk dua të flas për këtë gjë.

A ekziston frika që të shtohen të pakënaqurit pas Koliçit tani edhe Kale?

Në konferencën për shtyp e theksova që nuk ishte një vendim kundër Koliçit, por për të mirë të ekipit. U desh të bëhej një ndërhyrje në portë. Gjërat kanë shkuar mirë. Sot ishte një zëvendësim taktik, e kanë kuptuar të gjithë, edhe Kale më mirëkuptoi. U desh të reagoj si trajner. Më vjen keq për Koliçin personalisht. Futbolli kështu është dhe duhet të merren vendimet.

Sa shkon çmimi i Gurit pas këtij goli?

Vlera e Gurit mendoj që ndeshje në ndeshje rritet. Është një lojtar super cilësor. Më bëhet shumë qejfi dhe po e dëshmon dita ditës. Është shumë i vetëdijshëm për cilësitë që ka. Golat janë përgjigjet më të mira në fushë. Nga sezoni tjetër do bëj një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Është një lojtar që mund të luajë pa problem në kampionatet europiane.

Lojtarët e rinj do kenë hapësira në ndeshjet e ardhshme?

Po mundohemi të bëjmë punë sa më të mirë. Kemi disa lojtarë të rinj të cilët do të shpresojnë në kohën ë ardhshme për të marrë disa minuta. Nga java tjetër do kenë mundësi për të treguar kualitetin e tyre.

(balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb