Uashingtoni është gati të vendosë më shumë sanksione kundër Kinës lidhur me transferimin e saj të mallrave dhe komponentëve me përdorim të dyfishtë, të cilat supozohet se mund të përdoren nga kompleksi industrial ushtarak rus, tha të premten Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken.

Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin pas takimit të tij me presidentin kinez Xi Jinping, zyrtari amerikan kujtoi se Uashingtoni ka vendosur tashmë sanksione kundër më shumë se 100 subjekteve kineze dhe është “plotësisht i përgatitur për të vepruar” dhe “të marrë masa shtesë”.

Blinken pohoi se mbështetja e supozuar e Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes ngre shqetësime jo vetëm për situatën në Ukrainë, por edhe për një “kërcënim afatmesëm deri në afatgjatë që shumë evropianë e ndiejnë në thelb se Rusia paraqet për ta”.

Në fillim të kësaj jave, Wall Street Journal kishte raportuar gjithashtu se SHBA po hartonte sanksione që mund të ndërpresin disa banka kineze nga sistemi financiar global nëse Pekini nuk i ndërpret lidhjet e tij ekonomike me Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb