Një kandidat në zgjedhjet e Pakistanit është vrarë në një sulm vetvrasës që ka plagosur disa persona.

Zyrtarët nga policia dhe spitali i thanë shërbimit të Radios Evropa e Lirë që Ikramullah Gandapur që po garonte për një vend në parlament, vdiq në spital nga plagët e marra.

Shoferi i tij po ashtu ka ndërruar jetë në një sulm vetvrasës.

Autoritetet thonë se sulmuesi ka pasur për cak veturën e tij teksa po shkonte në një tubim elektoral.

Vëllai  i viktimës ishte vrarë tri vite më parë nga një sulm vetvrasës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb