TIRANE- Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme plenare, e cila ishte e fundit për këtë sezon. Burime për gazetaren Elda Menga thanë për ‘BalkanWeb’ se ky ka qenë vendimi i PD në mbledhjen e grupit, ndonëse në Kuvend pritej të votohej ligji për magjistratët.

Por opozita vendosi mos të jetë e pranishme, duke bërë që ligjet që kërkojnë 84 vota, siç është dhe ai për Magjistratët, pjesë e Reformës në Drejtësi, të mos votohen dhe të shtyhen për në shtator.

Ndërkohë, kryetari i PD-së Lulzim Basha priti sot në një takim ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. Po ashtu pak pas takimit Basha mblodhi grupin parlamentar, ku u mor edhe vendimi per bojkotin. Kujtojmë se LSI ishte e pranishme ne sallen e Kuvendit, ku qëndroi në pritje të kolegëve të tjerë opozitar të PD-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: