TIRANE- Në kuadër të ruajtjes së sigurisë në rrugë Policia e Shtetit ka bërë një apel të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Policia ka postuar disa foto udhëzuese, ku jepen disa këshilla të vlefshme për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Në fotot në fjalë u kërkohet drejtuesve që të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, të vendosin rripin, apo dhe mos të përdorin telefonat, ndërkohë që qytetarët duhet të ecin në vijat e bardha.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb