Marco Radas më në fund ka vendosur të hedhë të zezën mbi të bardhë dhe të zgjasë kontratën edhe me 1 vit me Skënderbeun. Në fillim u pa se kjo ishte shumë e vështirë, por mesa duket kroati nuk i braktis lehtë korçarët.

“Bisedova me presidentin dhe ramë dakord që të zgjas bashkëpunimin me Skënderbeun, pavarësisht se patëm disa vështirësi në fillim, por i rëndësishëm është përfundimi dhe ai është pozitiv”, deklaroi kroati.

Këtë vit Radas do të mbajë dhe shiritin e kapitenit dhe për të do të jetë një përgjegjësi më tepër për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave, për të cilët është mësuar të luftojë gjithmonë.

“Është një përgjegjësi më tepër për mua, pasi Skënderbeun e kam në zemër. Do të vijnë dhe disa lojtarë të tjerë me përvojë për të arritur ato objektiva, që kemi biseduar me presidentin. Shiritin e kapitenit do ta nderoj në çdo ndeshje, pasi e ndjej veten pjesë të kësaj skuadre”, u shpreh Marko Radas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb