TIRANE- Episodi më i ri i “Fol me psikologen” është ndalur tek politikanët dhe të fshehtat e tyre, të para këto nëpërmjet leximit të gjuhës së trupit.

Ekspertja e komunikimit Irena Myzeqari së bashku me psikologen Ervisa Lula e cila është njëkohësisht dhe autore e këtij programi, janë ndalur fillimisht tek kryeministri Edi Rama e më pas tek ish-kryeministrit Berisha, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Myzeqari ka interpretuar gjuhën e trupit të përdorur në disa pjesë pikante gjatë seancave parlamentare dhe jo vetëm kaq, por lexoi edhe ngjarjet që kanë bërë zhurmë mediatike si ajo e flirtit të mundshëm mes Ramës dhe ish-deputetes demokrate, Majlinda Bregu apo përqafimeve të famshme tashmë të kryeministrit me presidenten kroate dhe kryeministren britanike.

Burimi: http://www.gsh.al/2018/07/21/rama-flirt-bregun-flet-ekspertja-e-komunikimit-ja-pse-berisha-ngjan-si-baba-e-veliaj-si-robot/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb