Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se nuk e mbështet të ashtuquajturin referendum në pjesën lindore të Ukrainës, referendum i cili mbështet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Deklarata vjen pas takimit që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp pati në Helsinki me homologun e tij rus.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, tha të hënën se Putin dhe Trump diskutuan mbajtjen e një referendumi të mundshëm në lindje të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb