FRANCE – Telefoni celular është kthyer në një fiksim për të gjithë. Kudo që shkon në lokale apo ambiente të tjera, apo edhe në rrugë sheh njerëz me celular. Këtij trendy nuk i ka shpëtuar as reperi rus Timati.

Ai edhe pse në pushime me familjen në Saint-Tropez nuk e lëshonte celularin nga dora dhe kjo gjë e ka besdisur shumë vajzën e tij 4-vjeçare. Ajo ka përfituar nga një momnt hutimi i të atit dhe ia merr celularin e ia hedh në det shkruan Daily Mail.

Vogëlushja Alisa kërkonte vëmendjen e babait të saj, ndërkohë që ky i fundit fliste ose merrej me celularin. Videja mbyllet me Timati-in që sheh telefonin e tij të përfundojë në fund të detit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: