Manchester City dhuroi show në shtëpi ndaj Wolves, duke fituar 5-1. Haaland realizoi 3 gola në pjesën e parë, duke e kthyer në formalitet marrjen e 3 pikëve. Në pjesën e dytë, Hee-Chan ngushtoi shifrat. Haaland shënoi  golin e katërt personal, në të 54-tën. Në fund “tundi rrjetën” edhe Alvarez.

Me këtë rezultat, ekipi i Guardiolas i afrohet në 1 pikë Cityt kryesues. Premier League zbret nesër në fushë me ndeshje tejet interesante. Brighton pret Aston Villan, ndërsa Liverpool sfidon Tottenham. Në program është edhe Chelsea-West Ham.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb