Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar Rusinë, Kinën dhe shtetet e tjera të shtunën kundër cdo shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë Veriore, që do të zvogëlonin presionin ndaj Koresë për t’u tërhequr nga armët bërthamore.

Komentet e Pompeos vijnë pas raportimeve të Kombeve të Bashkuara se Koreja Veriore nuk ka ndaluar programet bërthamore dhe balistike dhe po shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, tha se lëvizjet e fundit të SHBA-ve janë të alarmueshme. Pompeo shtoi se Uashingtoni do të merrte shumë seriozisht cdo shkelje dhe bëri thirrje që të jenë më të kujdesshëm, shkruan rel.

“Dua t’ua rikujtoj cdo shteti që ka përkrahur këto rezoluta se kjo është një cështje shumë serioze për të cilën do të diskutojmë me Moskën”, shtoi Pompeo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb