SHBA –  Një 14-vjeçar në SHBA i futet politikës duke kandiduar për t’u bërë guvernator i Vermont-it. Ethan Sonneborn do të përballet me disa kandidatë demokratë.

Atya janë Christine Hallquist, i cili synon të jetë i pari guvernator trans-gjinor në SHBA. Është James Ehlers, një veteran i Marinës amerikane dhe ambientalist dhe Brenda Siegel, drejtoresha e një festivali kërcimi .

Kandidimi i tij shfrytëzon dhe një veçanti të Kushtetutës së Shtetit në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara, e cila nuk vendos një limit moshe minimale për të kandiduar. Kërkesa e vetme që duhet të plotësosh është të kesh jetuar të paktën katër vjet në Vermont, shtet në të cilin Ethan ka lindur.

I riu bën pjesë në krahun progresiv të Partisë Demokratike, duke e quajtur veten një mbrojtës i mirë familjes, i shkallës së mesme dhe klasës punëtore.

Në faqen e tij online 14-vjecari shprehet se i ka idetë e qarta për disa tema të rëndësishme të tilla, si reforma e kujdesit shëndetësor, zhvillimi ekonomik dhe arsimin edhe pse i duhen disa vjet për t’u diplomuar. “Mendoj se jam kandidati i duhur, që përfaqëson më së miri ndryshimin që na nevojitet”- tha ai në një dalje televizive.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb