ITALI- Pas shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë, kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 12 muaj në Genova.

”Kemi pranuar kërkesën e kryebashkiakut të rajonit dhe dekretuam gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj’’- deklaroi Conte në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme në Genova të këshillit të ministrave.

Është akorduar, për kryerjen e ndërhyrjeve të para, 5 milionë euro nga fondi i emergjencës kombëtare.
”Kjo është masa e parë e qeverisë përballë kësaj tragjedie”, komentoi presidenti i Këshillit të Ministrave.

”Do të shpallim gjithashtu një ditë zi kombëtare dhe po përcaktojmë ditën në mënyrë që të përkojë me ceremonitë mortore të viktimave’’- përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb