Eric Cantona, ish-lojtari i madh i Manchester United, përveçse lojës magjepsëse është e pashmangshme të mos kujtohet edhe për goditjen ndaj tifozit rreth 20 vite më parë kur ishte ende pjesë e futbollit të luajtur. E që në atë kohë mori përmasa gjigande që edhe sot e kësaj dite është vështirë të harrohet.

Gjatë një evenimenti të organizuar në nder të tij, në qytetin anglez, është kthyer te flasë për atë episod, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë pyetjeve që i janë bërë në lidhje me atë gjest, i cili i ka kushtuar atij plot nëntë muaj skualifikim.

“Kanë qenë shumë muaj dhe e kam pasur shumë të vështirë. Por falë Ferguson kemi arritur gjithsesi të fitojmë Premier League dhe Kupën e Anglisë, me një brez të ri. Siç kam thënë në të kaluarën, mendoj se duhej ta kisha goditur më fort. Por ndoshta nesër do të mendoj ndryshe. Nuk mund të pendohem, ka qenë një ndjesi shumë e bukur. Kam mësuar shumë nga ajo që ka ndodhur dhe besoj se edhe ai (Simmons) ka të njëjtin mendim”, ka thënë Cantona.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb