TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për Saimir Tahirin.

Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se Tahiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet dhe se iu dha drejtësisë për të shpëtuar kryeministrin.

Ndaj për Manjanin, pranimi nga opozita se fajin e ka pasur Tahiri është gabim. Ndërkohë ish-ministri i LSI-së supozon se çfarë do të bënte kryeministri nëse Tahiri do të ishte i LSI-së?!

STATUSI I MANJANIT
Ç’nuk do jepte KryeRilindasi që Sajmir Tahiri sot të ishte i LSI…‬
‪Do t’i bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte! Jo se nuk ia ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do t’i ngjiste shumë!
Ndërkohë opozita ia fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Saimirin! Saimiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!
Ai iu dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e biznesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!
Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanabisin!
Edhe opozita pranon se “fajin” e paska patur Sajmiri…
Shumë gabim! ‬

Manjani fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: