Ylli Manjani ka përgëzuar librin e fundit nga autori Ben Blushi, të quajtur ‘Komploti’, të cilin e ka cilësuar si një veprimtari brilante.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Blushi shkruan se shtjellimi i tezës së shpopullimit të vendit dhe e popullimit me të huaj është domethënës, po ashtu edhe analiza e kaosit politik, social dhe moral ë Shqipëri.

Postimi i plotë:

KOMPLOTI është krijimi më i ri i Ben Blushit.  Një trill fantastik që i zhvendos ngjarjet në kohë të ardhme dhe, përshkak të ndodhive që i shohim sot, të krijohen pritshmëri përceptive përgjatë leximit.

Beni tashmë e ka të njohur stilin e tij të shkrimit me ritëm dhe intrigë. Është e pamundur të ndërpresësh leximin.

Një përplasje e re Amerikë-Rusi e vendosur në një kontekst lokal tërësisht kaotik në Shqipëri është baza e trillit.

Analiza e të gjitha aspekteve të kaosit politik, social e moral në Shqipëri është brilante. Veçanërisht shtjellimi i tezës së shpopullimit të vendit dhe e popullimit me të huaj është domethënës. Blushi e ka shtjelluar disa herë këtë tezë në publiçistikën e Tij dhe,është i vetmi që insiston në vetëtijen e kësaj teze.

Pas KRYEMINISTRIT, te KOMPLOTI Beni jep një panoramë informative të plotë mbi Afganistanin dge Afaganasit. Është shumë interesante kjo pjesë.

Gjithashtu Beni mjeshtërisht përshkruan me pak fjalë dhe shumë thjeshtë konfliktet botërore Izrael-Palestinë dhe krishtërim-hebraizëm.

Besoj se Beni ka hyrë në damarin e jetës së kësaj shoqërie ndaj dhe parashikimi i ngjarjeve që ai bën është llogjik.

“Fico solution” është fundi grotesk i një mendimi të tjerrur mjeshtërisht në libër.

Shkurt pa e zgjatur,  ja vlen leximi i këtij libri.

Urime Ben Blushit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb