TIRANE – Peshku është një nga ushqimet bazë për një dietë të ekuilibruar dhe që shumë prej nesh e konsumojnë. Por jo të gjithë kanë njohuritë e thella rreth frutave të detit.
Të gjithë e dimë se peshku dhe ushqimi i detit në përgjithësi, janë të mira për shëndetin dhe se duhet të konsumohen shpesh. Në këtë listë ne do të ju paraqesim 10 kuriozitete për frutat e detit.

Karavidhet ndiejnë dhimbje
E nisim me një kuriozitet shumë të shëmtuar, por që jep pak shpresë. Një studim shkencor ka treguar se karavidhet ndjejnë dhimbje nëse i vendosim në ujë të nxehtë. Duket e pabesueshme që dikush e vuri në dyshim një gjë të tillë, por t’i ziesh të gjalla është një praktikë normale në kuzhinë dhe kjo duhet kujtuar. Shpresojmë që një gjë e tillë të hiqet me ligj sepse nuk është e drejtë që ato të ngordhin në një mënyrë kaq të tmerrshme.
Disa peshq janë të rrezikshëm për shkak të krimbave
Ky kuriozitet është shumë i famshëm, por shumë peshq kanë brenda tyre atë që quhet anisakis. Edhe nëse parazitët e njerëzve janë të rralla tani, kjo është ndoshta gjëja më e zakonshme në vendet e qytetëruar si i yni. Nëse peshku nuk është i gatuar dhe paraziti është i pranishëm në të, kur anisakis arrin në zorrët tona, mund të rrezikojë jetën. Është mirë që peshku të gatuhet përpara se të hahet ose ta fusni në ngrirje për të paktën 3 ditë.
Peshkun e papërpunuar ju e hani të shkrirë
Nëse mendoni se kur shkoni në një restorant për të ngrënë peshk të papërpunuar, gaboheni. Në fakt për shkak të një ligji, që shërben për të evituar problemin anisakis, peshku duhet të ngrihet në frigorifer përpara se të serviret. Pavarësisht kësaj, ju keni mundësinë që ta konsumoni të freskët.
Linja e zezë e karkalecave
Shumë prej tyre nuk kanë vënë re ndonjëherë, por kur ju hani karkaleca, shihet një vijë e zezë në shpinë e tyre, që shumë prej jush e hani. Në fakt, kjo linja e zezë janë zorrët e tyre dhe që brenda ka jashtëqitje. T’i hash nuk të bën keq, por do të ishte mirë që të hiqeshin, qoftë edhe për të larguar merakun.

Tregtia e delfinëve të ngrënshëm
Konsumi i delfinëve duket një gjë absurde dhe në fakt kjo është një gjë e jashtëligjshme. Ndonëse delfini, nuk mund të hahet, dikush po përpiqet të thotë të kundërtën. Por ky është një problem me vete sepse në det kanë mbetur shumë pak delfinë. Gjëja më absurde është se pjesa më e madhe e tyre nuk konsumohen sepse mishi është shumë i fortë. Delfinëve u hahet vetëm një pjesë e vogël dhe mbetja tjetër shkon dëm.
Peshkaqenët konsumohen
Nëse mendoni se ngrënia e peshkaqenëve është e tmerrshme, por duhet theksuar konsumimi i tyre nuk është as i mirë. Në fakt ka vende që e konsumojnë peshkaqenin dhe kjo është një traditë e konsoliduar: në një mënyrë të ngjashme me delfinët. Peshkaqenit i hahet vetëm pendët dhe pjesa tjetër hidhet. Kjo është një praktikë e tmerrshme që edhe në këtë rast i duhet dhënë fund këtij fenomeni. Nuk është e thjeshtë, duke parë edhe interesat ekonomike.

Mendoni se disa peshq janë të ndryshëm, por në fakt janë të njëjtët
Kjo mund të duket e pamundur, por disa peshq që mendohet se janë dy peshq të ndryshëm, në të vërtetë janë të njëjtët, por me emra të shumtë. Kjo sepse peshkatarë të ndryshëm, i thërrasin me emra të shumëllojshëm.
Peshku top
Peshku top është një peshk konsumi i të cilit është i ndaluar në vendin tonë, për shkak se disa gram do të ishte e mjaftueshme për të vrarë një person. Helmi që emeton, gjendet në lëkurën e tij por mishi është i ngrënshëm. Për këtë arsye në Japoni, disa shefa kuzhine që bëjnë teste shumë të vështira, mund t’i përgatisin duke iu hequr lëkurën në mënyrë precize nga mishi, me anë të kirurgjisë. Në fakt kjo është një shije që i përngjan ruletës ruse.
Çfarë janë në të vërtetë Surimit?
Surimi është një preparat që shumë e ngatërrojnë me mishin gaforres, edhe pse ajo ka shumë pak të bëjë me të. Në fakt surimi, në fakt është një merluc, që përpunohet dhe bëhet një fletë që mbështillet. Më pas ngjyroset me të kuqe në sipërfaqe, për të kujtuar ngjyrën e gaforres, që shpesh nuk ka të bëjë fare me atë, por mund të përdoret pak salcë gaforreje.
Baccalà dhe Stockfish janë i njëjti peshk
Edhe pse ato duken si dy lloje krejtësisht të ndryshëm, Baccala dhe Stockfish janë absolutisht i njëjti peshk. Në fakt bëhet fjalë për merlucin nordik, dhe që vjen gjithmonë nga vendet nordike, edhe pse disa vende të ndryshme mund të pretendojnë të kundërtën. Diferenca ka të bëjë me të kundërtën. Nëse merluci thahet në diell, kemi të bëjmë me Stockfish, ndërsa nëse lihet në kripë, kemi të bëjmë me baccala. Në të dyja rastet koha e konservimit është shumë e lartë.
(er.cu/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb