Gabriel Jesus ka vetëm 9 muaj në Britani me skuadrën e Manchester City dhe për kaq pak kohë ka rrëmbyer jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe të drejtuesve të klubit.

Braziliani mrekulloi që në start në aventurën e tij të re në “Premier League” duke shënuar gola të vlefshëm për “citiziens”, por një dëmtim që e mbajti 3 muaj larg fushave rrezikoi të zbehte atë fillim impresionoues. Gjithsesi 20-vjeçari edhe një herë po bën atë që di të bëj më mirë në këtë nisje të kampionatit duke i shpërblyer besimin e treguar trajnerit Pep Guardiola.

Jesus ka realizuar 12 gola në 17 takime me Manchester City dhe klubi duke u nisur nga statistikat por edhe nga progresi e qëndrueshmëria e futbollistit po mendon ti rinovojë kontratën.

Siç ka bërë të ditur “Mirror”, kontrata e tij aktuale me City-in skadon në verën e 2021, por klubi ka ndërmend ta zgjasë me një vit marrëveshjen dhe t’ia rrisë rrogën nga 70.000 paund në javë në 150.000 paund në javë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb