Manchester City është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA Cup. Të besuarit e Pep Guardiolës mundën 2-0 Newcastle, në ndeshjen e mbajtur në Etihad Stadium (Manchester). Dopieta e Bernardo Silvas në pjesën e parë thjeshtoi në maksimum objektivin e “Qytetarëve”, të cilët pa shumë sforco, menaxhuan si duhet rezultatin në pjesën e dytë.

City synon që t’i shkojë deri në fund rrugëtimit të Kupës, ndërsa vëmendja më e madhe është edhe nga kampionati dhe Champions, teksa Haaland me shokë do tentojnë suksesin e trefishtë. Nesër janë në program dy takime për FA Cup, Chelsea sfidon Leicester, spikat supersfida United-Liverpool. Gjatë ditës së sotme, Coventry mundi Wolves.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: