TIRANE – “Ka një mesazh për ty” sot kishte personazh Dajanën, e cila tregoi historinë e saj të dhimbshme dhe tregon sakrificat që ka bërë për të shmangu sëmundjen.
Ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen Dajana u nis për Itali. Por kur ishte adoleshente, për shkak të mbipeshës, dëshironte që të bënte një ndërhyrje për të rrëzuar kilet e tepërta. Mes lotësh ajo rrëfeu të gjitha peripecitë që i janë dashur të kryejë, 18 operacione brenda dy vjetëve dhe 2 herë në gjendje kome. Edhe pse, në fillim e nisi me dieta për të rënë në peshë, më vonë mori një vendim: “Si fillim bëja palestër, mbaja dieta, por nuk kisha asnjë ndryshim. Më pas mora vendim të bëja një operacion për të hequr 80 për qind të stomakut, por duke qenë se isha nën moshë duhet të firmosnin prindërit. Më pas doktori ndryshoi mendje dhe tha nuk të operoj dot, se je 17 vjeçe, do të presim marsin. Unë u mërzita dhe gjeta një doktor privat. Në vitin 2013, do martoja vëllain dhe nuk doja të shkoja në dasmë 130 kilogramë” shkruan Class.
6fa084dd2b36aa402c67f7857a6ec768
Pas këtij vendimi nisin kalvaret nëpër spitalet e Italisë, pasi gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Dajana kalon nga një operacion në një tjetër: “Ishte janar, u operova dhe gjithçka ishte në rregull. Pas 4 ditësh filloi temperatura dhe u detyrova të bëja një tjetër operacion. U futa përsëri në operim, pasi kisha marrë infeksion në gjak. Doktorët panë që të gjithë penjtë e operacionit ishin hapur, i gjithë aciditeti i stomakut kishte kaluar në organet e tjera. Mjekët u detyruan të më largonin në një spital të madh, pasi kishte reanimacion. Qëndrova në spital nga janari deri në maj, ku festova dhe 18 vjetorin tim. Në fillim dukej sikur isha mirë, por ndërkohë merrja antibiotikë për 1 vit e gjysmë. Më pas shkova për pushime me një shoqe, por u ktheva dhe shkova në spital, pasi kisha temperaturë. Mjekët nuk më lanë të kthehesha në shtëpi, sepse thanë se në moshën 18 vjeçe nuk mund të kesh këtë lloj bronkopneumonie dhe mjekët më thanë se do të më mbanin në vëzhgim. Për dy vite bëra terapi e antibiotikë dhe mjekët nuk e kuptonin çfarë kisha. Ndërkohë, temperatura nuk ulej, unë nuk haja fare. Pasi më bënë një rezonancë magnetike, zbuluan se poshtë kraharorit, në krahun e majtë kisha një kist, i cili më shkaktonte temperaturë, kisti infektohej. Mjekët më thanë se duhej të operohesha dhe të hiqja kistin. Pas katër ditësh, kisha përsëri temperaturë të lartë, infeksioni u rrit, siç ishte përpara operimit dhe u detyruan të më bënin operacion. Kishte ngelur një fistul ndërmjet stomakut që kishte bërë një rrugë që shkonte poshtë diafragmës, e që formonte këtë kistin. Aty, duke parë mjekët se isha në moshë të vogël, nisën të më bënin proteza. Kam ndenjur dy vite dhe gjatë këtyre viteve kam bërë 18 operacione”.
Gjatë këtyre viteve të mundimshme, Dajana tregon se vëllai i saj, Liridoni ishte ai që i kishte qëndruar gjithmonë pranë, ishte aty në çdo operacion të sajin dhe do të jetë aty, edhe në sfidën e saj të radhës, që të gjithë urojnë të jetë e fundit. Sot, ai ishte i ftuar nga e motra, edhe pse, në fakt, nuk ishte e gjitha surprizë: “Marr shumë forcë nga vëllai im i madh dhe kam fatin që kam atë… Në maj të këtij viti duhet të shkoja në Bergamo. Në fundjavë kisha djegie në kraharor, erdhi ambulanca më mori dhe sapo shkova në spital, humba ndjenjat. 10-ditëshin e parë nuk kam qenë e vetëdijshme dhe kur u zgjova, mësova se proteza që më kishin vendosur në aortë ishte e infektuar dhe asnjë doktor nuk më merrte përsipër, përveç një doktori në Milano. Ai vendosi të më bëjë operacion në qershor të 2017-ës. E dija se kisha shumë pak shpresë, por askush se dinte që kisha vetëm 20 për qind. Ishte darkë dhe unë u sëmura shumë keq, dy ditë përpara operacionit. Ditën e hënë më çuan në reanimacion dhe të martën në operim. Kur kam dalë nga operacioni pas 9 orësh, doktorët dhe të gjithë janë çuditur dhe kanë dhënë që është një mrekulli”.

Dajana ka thirrur vëllain e saj të madh Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falënderuar për gjithçka. Nëpërmjet një videoje, Dajana i ka shprehur vëllait një mesazh shumë të ndjerë. Ajo i premtoi atij se do e kalojë dhe “stuhinë” e fundit dhe do ia dalë. “Unë deri më sot nuk ta kam thënë asnjëherë përballë dhe duhet të ta them që gjatë këtyre 5 viteve më ke dhënë shumë forcë dhe më ke falur një jetë të dytë. Unë do t’i përballoj të gjitha falë teje dhe ne do të udhëtojmë bashkë dhe do t’i bëjmë të gjitha planet tona.”
Liridoni tha se Dajana ka 5 vite që vuan dhe lufton për shëndetin e saj, pasi ishte e shëndoshë, por më pas nisi të luftojë për jetën e vet, bashkë me familjen e saj: “Më vjen keq që nuk kam qenë prezente në jetën e tij përpara se të ndodhnin gjithë këto gjëra, por unë i them se do të jem gjithmonë bashkë me të”,- ishin fjalët e fundit të Dajanës përpara përqafimit me vëllanë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb