Na emocionon ideja e pushimeve, e shtëpisë së re ku do të kalojmë pjesën më të gëzuar të vitit dhe të gjithë shpresojnë që të fitojnë lotarinë nëse kanë një kuzhinë me hapësirë, të pastër dhe me pajisje të mira. Por në kulmin e sezonit mund të ju rastisë dhe ndonjë jo e mbajtur mirë. Ndaj ja gjërat që duhet të bëni menjëherë sapo hyni në shtëpinë e pushimeve.

1. Dezinfektoni ose ndërroni sfungjerët
Edhe në rast se nuk përdorni sfungjer, me siguri në shtëpinë e pushimeve do të gjeni një të tillë, pasi janë të lirë, të zëvendësueshëm lehtë dhe nuk kërkojnë larje si rrobat e tjera.

2. Lani banakët, lavamanin dhe pjesën e sipërme të sobës
Nuk ka nevojë t’u futeni me themeli, por është gjithmonë një ide e mirë t’u jepni një pastrim të shpejtë, sa për siguri, para se të filloni të gatuani.

3. Kontrolloni të gjithë enët dhe pajisjet e kuzhinës
Ndoshta pasi gatuani, thjesht tërhiqni pjatat, lugët apo gotat për të ngrënë, por mirë është t’u hidhni një sy para se të shtroheni, sa për t’u siguruar që janë të pastra.

4. Pastroni zonën e ngrënies jashtë dhe grillën
Nëse jeni me fat do të keni një shtëpi me tavolinë ngrënieje jashtë dhe me grillë për të pjekur. Lajmi i keq është se pikërisht këto vende neglizhohen më shpesh në pastrim.

5. Pastrimi i përgjithshëm
Në fund hidhini një sy të shpejtë kuzhinës që të siguroheni që çdo gjë është në rregull. Nëse dyshemeja është e pisët, jepini një fshesë ose leckë. Sigurohuni që plehrat janë hedhur dhe që s’ka asgjë tjetër që mban erë. Dhe një sy tek frigoriferi se mos ka ndonjë ushqim të prishur, pasi në kulmin e sezonit, qiradhënësit nuk kanë shumë kohë për të parë imtësisht. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb