TIRANE– “Askush nuk mund ta heqin termin ‘çështja Çame’. Kjo do të ishte e papranueshme. Nuk e zhbën dot as presidenti i Greqisë, dhe as ndonjë soj shqiptari”. Kështu deklaroi kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, Shpëtim Idrizi.

Në një studio paralele për emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ Idrizi u shpreh se çështja çame nuk mund të shmanget dhe as të zhbëhet. Teksa u pyet nga politologu Arjan Curri për faktin nëse zgjidhet çështja çame a do të rrezikonte të mos ekzistonte PDIU, Idrizi tha se kjo do të ishin të lumtur nëse ndodhte kjo gjë, shkruan ‘BalkanWeb’.

DEBATI
Harxhi:
Pala greke do të dëshironte që ta quante territoriale këtë çështje, duke bërë edhe ndryshimin e librave në histori. Për të hequr edhe emrin Çamëri. Keni informacion në lidhje me këto insinuata në lidhje me heqjen e fjalës Çamëri?

Idrizi: Unë po e them shumë qartë se as Rama e as Bushati se heq dot emri Çamëria janë shërbëtor të përkohshëm të mandatuar dhe se besoj se ka luajtur ndonjë mendsh që ta bëjë këtë gjë. Bashkohem me mendimin tuaj, Asnjë se ka të qartë që zgjedhja e çështjes shqiptare nuk është çështje pretendimesh territoriale. Ajo është çështje e të drejtave të njeriut. Më bën përshtypje reagimi arrogant i president grek kur thotë se mos e përmendi emrin. Kjo është një çështje e të drejtave të njeriut. Çështja shqiptarëve të Çamërisë është një çështje shqiptare. Por nëse mendon se do të heqin termin ‘Çamëri’ kjo është e papranueshme. Deri në 1937 ajo zonë njihej dhe nga autoritetet greke Çamëri. Nuk e zhbën dot as presidenti i Greqisë, dhe as ndonjë soj shqiptari.

Erl Murati:
Ju përmendet çështjen e lëvizjes që ka popullsia çame për të dalë në Greqi. Kryeministri Rama thotë se do ta ngre çështjen çame. Unë shoh këtë si një qëndrim semplist. Kujtoj se PS e ka në program zgjidhjen në program të çështjes çame. Çfarë nënkupton për ju dhe çfarë do të ishte pozitive për ju zgjidhja e çështjes çame?

Idrizi: Në fakt të bën përshtypje dhe ndoshta duke iu drejtuar një gazete greke kryeministri Rama ka qenë i kujdesshëm. Ka ndryshim të madh nga ai verbi i kryeministrit një vit më parë. Shqiptarët e Çamërisë e kanë bërë të qartë se kush është çështja çame. Ajo që ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës, është e kërkojmë falje publike nga pala greke. Ne do vazhdojmë të avancojmë dhe të jemi të zëjshëm për zgjidhjen e çështjes.

Arjan Curri: Një nga çështjes kryesore të çështjes çame është prona e shqiptarëve në Greqi. Ideja është që me shumë mundësi këto negociata do të bëjnë që të hiqet ligji i luftës, duke bërë që shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre në Greqi. Nëse ndodh heqja e ligjit të luftës, dhe a mund të quhet e zgjidhur çështja çame? Nëse zgjidhet çështja çame, a do të ekzistojë më PDIU?

Idrizi: Shqiptarët e Çamërisë ia kishin deleguar të drejtat e tyre qeverisë shqiptare dhe partive. Shqiptarët e Çamërisë e kuptuan se nuk mund të vazhdonin dot me dhe më pas krijuan PDIU. Jam dakord që PDIU mos të ekzistojë nëse mbyllet kjo çështje. Me zgjidhjen e çështjes çame zgjidhet një nga kauzat. Mos ki merak se ne kemi punë të tjerë për të bërë për të ekzistuar. Ata që marrin pjesë në PDIU do ishin të lumtur që mos të ekzistonin dhe që të zgjidhjen çështja çame.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: